U hodhën poshtë akuzat penale të gjyqtares Nedellkova kundër tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Prokuroria Themelore Publike në Shkup hodhi poshtë akuzat penale të paraqitura nga një gjyqtar i Gjykatës Supreme kundër kryetarit dhe dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të RMV-së për veprën penale – Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal. Bëhet fjalë për Lidia Nedellkovën, e cila akuzat i paraqiti muajin që lam pas, njofton Portalb.mk.

“Parashtruesja e akuzës ka theksuar se personat kundër të cilëve është parashtruar kallëzimi, në cilësinë e tyre si zyrtarë, në periudhën nga shtatori i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021, kanë abuzuar me pozitën e tyre zyrtare gjatë vendosjes dhe votimit në një seancë të Këshillit Gjyqësor në të cilën është shqyrtuar raporti për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtareje të Gjykatës Supreme. Ata, pretendohet, se i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre zyrtare me qëllim që të shkelin rëndë të drejtat e palës së dëmtuar dhe për arsye personale dhe politike ata kanë ndikuar edhe mbi anëtarët tjerë të Këshillit Gjyqësor gjatë vendimmarrjes. Kështu, propozimi i Komisionit që e ka shqyrtuar raportin dhe ka propozuar ndërprerje të procedurës kundër gjyqtares së Gjykatës Supreme u kthye në përpunim plotësues, pastaj kanë zgjedhur anëtar të ri të Komisionit dhe kanë vendosur pa e informuar palën e dëmtuar për rezultatet e votimit dhe veprimet shtesë. Më 19 janar 2021, Komisioni, pa përcaktuar rrethana plotësuese, ka marrë propozim-vendim për shkarkim të gjyqtares në Gjykatën Supreme”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.

Prokurori publik, për të verifikuar pretendimet në akuzat penale, mori dosjet nga çështja e Këshillit gjyqësor dhe i studioi ato në detaje.

“Nga analiza e kronologjisë së të gjithë procedurës rezultoi që Këshilli gjyqësor në seancën e mbajtur më 29.09.2020 ka diskutuar për raportin e Komisionit, me të cilin propozohet ndërprerje të procedurave kundër palës së dëmtuar. Sidoqoftë, gjatë votimit, shumica e kërkuar e dy të tretave nuk u arrit që vendimi të kalonte, kështu që në përputhje me nenin 60-e të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin gjyqësor, ishte vlerësuar se çështja duhej të bëhet përpunim plotësues të lëndës dhe dosjet u kthyen në Komision. Zgjedhja e anëtarit të ri të komisionit të subjektit u bë me short, në përputhje me nenin 56 paragrafi 3 të Ligjit për ndryshime të Ligjit për Këshillin gjyqësor. Nga procesverbal mund të konstatohet se njëra nga anëtaret e raportuara të Këshillit gjyqësor nuk ka folur fare gjatë dëgjimit të raportit, ndërsa tjetra ka folur dhe ka dhënë një mendim të arsyetuar për të cilin nuk mund të mbahet përgjegjës, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrimet. anëtarëve të Këshillit gjyqësor të përcaktuar me ligj. Komisioni për përcaktim të përgjegjësisë së një gjyqtari mbajti diskutim dhe votim të ri më 18.01.2021, por ende nuk ka paraqitur raport në Këshill me një propozim-vendim”, theksohet në deklaratë.

Për ato arsye, prokurori kompetent publik vendosi që veprimet e personave të raportuar nuk përmbajnë elemente të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare. Vendimi i është dorëzuar palës së dëmtuar, e cila ka të drejtë të apelojë brenda tetë ditësh në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup.

Ndryshe, në fund të muajit janar 2021, ish kryetarja dhe gjykatëse aktuale në Gjykatën Supreme, Lidija Nedellkova parashtroi kallëzim penal kundër tre anëtarëve të Këshillit gjyqësor. Pranë Prokurorisë Themelore Publike – Shkup i akuzoi për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak që, sipas saj, e kanë shfrytëzuar pozitën për të ndikuar në procedurën që është ngritur kundër saj me parashtresë të parashtruar nga gjykatësi tani më i shkarkuar Jovo Vangellovski. Më saktësisht, të denoncuarit si anëtarë të Këshillit gjyqësor nuk e kanë pranuar propozimin fillestar të komisionit, procedura kundër Nedellkovës të ndërpritet dhe kanë ndikuar që vendimit të ri dedikohet në propozim për shkarkim të saj, në kundërshtim me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button