Koronavirusi mund të bëhet shkaktar që trupi të sulmojë veten

Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish ka aritur në një zbulim mahnitës dhe të rëndësishëm: Duket se virusi e provokon trupin e njeriut për të prodhuar armë që do të sulmojnë indet e veta, shkruan Panacea.mk.

Ky zbulim mund të hedhë dritë mbi shumë mistere klinike që lidhen me COVID-19, nga koleksionet konfuze të simptomave që shfaqen me infeksionin, nëpërmjet sëmundjeve afatgjate dhe simptomat që zgjasin me muaj pas tërheqjes, deri te shfaqja e sindromës hiperinflamatore (inflamatore) multistematike, si te fëmijët (MIS-C) ashtu edhe te të rriturit (MIS-A), transmeton WebMD.

Zbulimet sugjerojnë se virusi mund të shkaktojë drejtpërdrejt autoimunitet, gjë që do të ishte magjepsës, theksoi studiuesi kryesor Paul Uz, ekspert i imunologjisë dhe autoimunitetit në Universitetin e Stanfordit.

Studimi gjithashtu shqyrtoi mundësinë e viruseve të tjera respiratore që veprojnë në mënyrë të ngjashme, duke hapur rrugën për sëmundjet autoimune, si skleroza multiple, artriti reumatoid dhe lupusi.

Antitrupat IgG dhe IgM që sulmojnë koronavirusin
Për këtë arsye, shkencëtarët do të studiojnë gripin në hapin tjetër për të parë nëse virusi mund të shkaktojë këtë dukuri. Besohet se koronavirusi nuk është i vetmi që shkakton gjëra të tilla në trupin e njeriut.

Studimi përfshiu të dhëna nga më shumë se 300 pacientë nga katër spitale: dy në Kaliforni, një në Pensilvani dhe një në Gjermani, ndërsa u nis pasi disa studime më të vogla të hollësishme erdhën në konkludime të ngjashme.

Studiuesit përdorën teste të gjakut për të studiuar përgjigjen imune ndaj infeksionit dhe ekzaminuan autoantitrupat, antitrupa që organizmi i bën ndaj antigjeneve të veta. Këto autoanitrupa u krahasuan më pas me ato që gjenden tek njerëzit që nuk ishin të infektuar me koronavirusin e ri.

Autoantitrupat u zbuluan të ishin më të zakonshëm pas COVID-19: 50 përqind e atyre që u shtruan në spital kishin autoantitrupa, krahasuar me më pak se 15 përqind të shëndetshëm dhe të pa infektuar. Gjithashtu, në pothuajse një të pestën e të infektuarve, numri i auto-antitrupave u rrit me përparimin e infeksionit. Kjo do të thotë që autoantitrupat janë të lidhur drejtpërdrejt me infeksionin viral dhe se ato nuk ekzistonin më parë.

Disa prej tyre sulmuan përbërësit kryesorë të sistemit imunitar, siç janë interferonet. Këto proteina ndihmojnë që qelizat e infektuara të thirren në përforcim dhe mund të ndërhyjnë në aftësinë e virusit për të replikuar.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me funksion të dëmtuar të interferoneve, si dhe ata që prodhojnë auto-antitrupat ndaj atyre proteinave, kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë infeksione të rrezikshme për jetën. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se disa njerëz kanë auto-antitrupa që sulmojnë muskujt dhe indet lidhëse, si në disa çrregullime të rralla. Uz thotë se ata e filluan studimin pasi panë pacientë me simptoma të pazakonta që më shumë i ngjajnë sëmundjeve autoimune sesa infeksioneve virale: skuqje të lëkurës, dhimbje të kyçeve, lodhje, dhimbje të muskujve, ënjtje të trurit, sy të thatë, mpiksje të gjakut, inflamacion të enëve të gjakut.

“Ne nuk e dimë nëse ata pacientë do të vazhdojnë të zhvillojnë sëmundje autoimune”, paralajmëron Uz, dhe njofton një betejë të gjatë me COVID-19, duke thënë “ne duhet të kuptojmë se ky virus do të shkaktojë dëmtime afatgjata për të mbijetuarit, ndërsa këtë të keqe do ta studiojmë për shumë vite me rradhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button