Gjatë ditës prekim…

Në tualetet anembanë Britanisë së Madhe në ditët e fundit janë parë pllakate jo fort të zakonshme – që iu bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë rregullisht higjienën e duarve.

Pasi që duket se njerëzit nuk frikohen më nga hepatiti (verdhëza) ose infeksionet e ngjashme të shkaktuara nga bakteret dhe viruset e ndryshme – pushteti në Britani është kujtuar të ndërmarrë masa edhe më të rrepta, për t’i bindur qytetarët e tyre që rregullisht t’i lajnë duart – sidomos pas përdorimit të tualetit.

Kështu, gjatë ditëve të fundit, në shumë WC në këtë vend janë ngjitur porositë shokante, që duhet të motivojnë secilin njeri që të marrë sapunin në duart e veta.

“Nuk ka arsye për panik, vetëm lajini duart! Nëse nuk e keni ditur, çdo ditë duart tuaja bien në kontakt me 15 penisë (duke i prekur dorëzat e derës, rekuizitat sportive dhe gjësendet të tjera). Lajini duart pas përdorimit të WC-së”, thuhen në pllakatin kontrovers.

Lajme të ngjashme

Back to top button