Maqedonia e Veriut në vitin 2020 importoi 7.5 miliardë euro, ndërsa eksportoi  5.7 miliardë euro mallra

Maqedonia e Veriut në vitin 2020 ka shënuar deficit tregtar në vlerë prej 1.816.632.000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga RMV-ja për muajin janar – dhjetor 2020, është 5 777 905 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 7 594 537 mijë euro”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Sivjet është regjistruar rënie prej 10.0% në eksport, sikurse edhe në import.

“Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë”, raportojnë nga Enti.

Maqedonia e Veriut nga Kosova importon 33.272.000 euro mallra, derisa në vitin 2019 ka qenë 29.731.000 euro; ndërkohë në Kosovë është eksportuar 233.700.000 euro, derisa në vitin 2019 janë eksportuar 297.616.000 euro mallra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button