RMV, Prokuroria filloi të hetojë katër persona për falimentimin e bankës Eurostandard

Prokurori ka filluar hetimet për katër persona në lidhje me procesin e falimentimin të bankës Eurostandard, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori themelor publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit ë organizuar dhe korrupsionit ka sjellë Dekret për zbatimin e procedurës hetimore ndaj katër personave, për të cilët ekzistojnë dyshimeve themelore që kanë kryer vepër penale Shkaktim të falimentimit të bankës në bazë të nenit 181, paragrafi 1 nga Ligji për banka dhe Pastrim parash në bazë të nenit 273 paragrafi 6 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal”, raportojnë nga PTHP.

Ata dyshohet se në periudhë nga viti 2018 deri në vitin 2019 kanë shkelur dispozitat e Ligjit për banka. Prokuroria vlerësoi që është shkaktuar dëm prej 3.378.030.720 denarë në bazë të problemeve kreditore nga 149 personat juridik.

“Pas miratimit të urdhrit për zbatim të procedurës hetimore Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme procedural për zbardhjen e plotë të rastit dhe në kohë do të informojë për detaje të cilat nuk do ta dëmtojnë hetimin”, theksojnë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, Gjykata Penale më herët ka bllokuar pasurinë e biznesmenit Trifun Kostovski, i cili ishte pronari i Eurostandard Bank, njoftoi biznesmeni në një kolumnë për “Libertas“.

Ndërkaq, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut më 26 gusht të këtij viti mori vendim për t’ia marrë licencën Bankës Eurostandard, sipas Ligjit për Bankat dhe hapi procedurë të falimentimit. Shpjegimi ishte se Banka Eurostandard nuk i plotësonte kushtet minimale të funksionimit, por që të gjitha depozitat, në 99.4% të depozituesve, do të paguhen brenda afateve ligjore, sipas kushteve të Fondit për sigurim të depozitave.

Sipas deklaratës së atëhershme të guvernatores Anita Bezhoska Angellovska, pjesa e aseteve bankare të Eurostandard Bank në totalin e aktiveve bankare të vendit ishte nga 1.3 në 1.7 % të depozitave dhe kredive totale.

Më 15 shtator, Fondi i sigurimit të depozitave filloi me pagimin e kompensimit të shumës së siguruar depozituesve të Bankës Eurostandard deri në shumën maksimale të përcaktuar ligjërisht prej 1.850.889 denarë.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin shtator në seancën e dytë e miratoi pëlqimin që ShA “Posta e Maqedonisë së Veriut” të fillojë bisedimet për bashkëpunim me një bankë tjetër, pas falimentimit të bankës “Eurostandard”. Qeveria në seancën qeveritare në muajin tetor e miratoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Postare, duke njoftuar se po përgatitet terreni për shitjen e Postës së Maqedonisë, pasi ajo filloi të zhytej në humbje dhe u bë e qartë se nuk kishte asnjë shpëtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button