RMV, Komisioni Kombëtar me propozime drejtuar Qeverisë në lidhje me gjendjen në rajonin e Ohrit

Projekt-raporti për progresin e trashëgimisë botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit për vitin 2020 është shqyrtuar në seancën e dytë ng Komisioni kombëtar për UNESCO, transmeton Portalb.mk.

“Anëtarët e Komisionit Kombëtar miratuan mendim drejtuar Qeverisë duke deklaruar se Projekt Raporti synon të nxjerrë në pah përpjekjet e Republikës së Maqedonisë Veriore e cila ka intesifikuar ndjeshëm aktivitetet e saj për zbatimin e Vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s  2019 dhe përmbushja e rekomandimeve të Misionit Monitorues Reaktiv të UNESCO-s dhe organeve këshilluese ICOMOS dhe IUCN të realizuara në vitin 2017”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Komisioni gjithashtu dha mendim deri te Qeveria e RMV-së në lidhje me Raportin, duke propozuar rishqyrtimin dhe miratimin e Raportit nga ana e Qeverisë.

 Duke pasur parasysh faktin se Projekt Raporti është një dokument zyrtar i shtetit, i përgatitur në bazë të informacioneve që pasqyrojnë situatën komplekse më të mirë, përmes procedurës qeveritare organet përkatëse, institucionet dhe vetëqeverisja lokale do të kenë mundësinë të japin mendim mbi të, para miratimit zyrtar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me anë të së cilës Komisioni Kombëtar për UNESCO të Republikës së Maqedonisë Veriore ta paraqesë atë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, sqarojnë nga ministria, duke premtuar edhe publikimin e saj në faqen e tyre zyrtare pasi të dorëzohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button