Ministria e Shëndetësisë: Në Maqedoninë e Veriut janë vërtetuar 45 raste me llojin britanik të virusit korona

Ministria e Shëndetësisë informoi se në laboratorin e ASHAM gjatë periudhën prej 1 janarit deri më 7 shkurt është vërtetuar prezencë e virusit SarsCov 2 nga Britania e Madhe te 45 mostrave nga persona të infektuar. Pacienti i parë me këtë lloj të virusit në këtë laboratorë është diagnostifikuar më 13.01.2021 në Ohër dhe prej atëherë përhapja është rritur në mënyrë progresive, transmeton Portalb.mk.

Momentalisht ky lloj i virusit është më i përhapur në Ohër dhe në Prilep, ndërsa është prezentë edhe te disa pacientë të caktuar në qytete të tjera si, Tetova, Struga, Kumanova, Shtipi dhe Velesi.

“Këto rezultate bazohen në skrining për prezencë të 2 mutacioneve që karakterizojnë këtë lloj të pjesës më të madhe të rasteve të reja të diagnostifikuara në këtë laboratorë (>400), si dhe në si dhe me sekuencimin e gjenomave të viruseve të detektuar >50 te këta pacientë. Analizat e ASHAM nuk kanë vërtetuar prezencë të llojit britanik të virusit te të punësuarit në Klinikën për Nefrologji ku për një periudhë të shkurtër kohore u infektuar më shumë punonjës shëndetësor”, informuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të të gjithëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button