Dita e tretë e protestave me automobila të opozitës

Karvani opozitar i rezistencës me automobila do të vazhdojë edhe sot , duke filluar në orën 12 të mesditës.

Kolona e veturave do të niset prej sallës sportive “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom, pastaj do të vazhdojë drejt lagjes Lisiçe e Re, pastaj nëpërmjet bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu” do të shkojë në drejtim të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe ndërtesës së Kuvendit.

Prej atje,  karvani do të vazhdojë drejt lagjes Taftalixhe, ndërsa te udhëkryqi te Porta Vllae, do të kthehet në qendër të Shkupit. Protesta do të përfundojë para ndërtesës së qeverisë.

Deputeti i LSDM-së, Jani Makraduli, sot sqaroi se kthimi i mandatave të deputetëve nuk është me qëllim që deputetët e opozitës të fitojnë apanazhë.

– Edhe një mashtrim i ndytë i Qendrës për mashtrime dhe manipulime është ajo se këtë dikush e bën që të fitojë një lloj apanazhe. Më falni për shprehjen, por kjo është budallallëk. Kthimi i mandateve është hapi i fundit i metodave demokratike për kërkim të zgjidhjes së krizës politike me dialog politik. Kur do të shteren të gjitha mundësitë për dialog politik dhe marrëveshje, kjo është vetëm një hap në gjithë atë proces – tha Makraduli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button