Sllovakia i dhuroi Maqedonisë së Veriut ventilatorë për frymëmarrje në vlerë prej rreth 100 mijë euro

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është bërë pranim – dorëzimi i donacionit nga Sllovakia, i cili përbëhet prej ventilatorëve për frymëmarrje. Bëhet fjalë për 4 ventilatorëve në vlerë prej rreth 100 mijë euro, që janë dhuruar nëpërmjet fondit të mirëbesimit të NATO-s për përgjigje ndaj pandemisë. Në aktivitetin e pranim – dorëzimin kanë marrë pjesë ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korçok, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë tha se, ky është një moment për të treguar se sa shumë vlerësojmë miqësinë dhe ky është një moment për të demonstruar se miqtë po ndihmojnë njëri tjetrin.

“Sllovakia po kalon momente të vështira për të ndihmuar qytetarët, por ne nuk po harrojmë se ashtu siç ndihmohemi, ne duam të ndihmojmë të tjerët. Dhe për këtë, mua më vjen mirë të dhuroj në emër të Qeverisë sllovake ventilatorë të cilët shpresoj se do t’ju ndihmojnë që të shpëtoni jetë njerëzish të cilët janë në gjendje kritike. Kjo është një teknologji e avancuar e zhvilluar në Sllovaki. Mund të them se përmes kësaj teknologjie, ventilatorët do të prodhohen madje edhe në ShBA. Vlera e tyre është pothuajse 100 mijë euro dhe më vjen mirë që kam mundësi ta dhurojë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe më vjen mirë që po sjellim ato nëpërmjet fondit të mirëbesimit të NATO-s për përgjigje ndaj pandemisë, që demonstron se anëtarësimi në NATO jo vetëm në mbrojtjen e shtetit për të garantuar siguri, por edhe në këtë situatë të vështirë”, tha  Korçok.

Ai ka shtuar se, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte të shkëlqyera. Vendi i tij, theksoi ai, mbështet ardhmërinë e vendit në Bashkimin Evropian.

“Dua të përshëndes atë që po bën Qeveria dhe qytetarët e vendin për reformat, transformimin e shtetit që të gjejë ardhmëri në BE. Shumë punë është para nesh”, tha ai.

Ndërkohë, Dimitrov e ka falënderuar diplomatin sllovak për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues.

“Jemi shumë falënderues se Sllovakia e ndan me ne qëndrimin se është koha të fillojmë negociatat për anëtarësim dhe sa më shpejtë ta mbajmë seancën e parë ndërqeveritare. Po ashtu, jemi falënderues që Bratisllava është rreshtuar në anën e principeve evropiane në dhjetor, në kuptimin e perspektivës evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button