Importi i veturave elektrike në katër vitet e fundit në RMV i barabartë me gabim statistikor (Infografik)

Të gjithë flasin për vetura elektrike në vend, por rrallë kush vozit një të tillë nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave deri te të cilat ka ardhur “Meta.mk” nga Drejtoria e Doganave, në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë importuar 3.345 vetura hibride dhe vetëm 134 vetura elektrike. Pjesëmarrja e veturave elektrike të reja dhe të përdorura që janë importuar në vend nga viti 2017-të deri në vitin 2020 është vetëm 0,1% nga importi i përgjithshëm i automjeteve motorike. Në periudhën prej vitit 2017-të, numri i veturave elektrike të importuara në vend është barazi me 0 sipas statistikës zyrtare doganore. Gjithashtu, madje 96% nga automjetet e importuara  elektrike hibride në periudhën 2017-2020 janë pa opsion që të mbushen me burim të jashtëm të energjisë elektrike (plug-in), transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, në vitin 2020 në vend kanë hyrë 63 vetura elektrike, por edhe 39 hibride me mundësi që të mbushen me kyçje prej burimit të jashtëm të energjisë elektrike dhe 278 automjete udhëtuese elektrike hibride pa mundësi për mbushje me kyçje në burim të jashtëm (pa plug-in).

Të dhënat statistikore për vitet e kaluara tregojnë se interesi për import të veturave hibride dukshëm është më i madh në vitin 2018-të, derisa vitin e kaluar ka pasur të importuara më së shumti vetura elektrike. Megjithatë, për dallim prej vendeve të zhvilluara evropiane, pjesa e veturave elektrike në importim e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut është ekuivalent me një gabim statistikor, duke pasur parasysh faktin se sundon interesi për blerjen e makinave të vjetra, veçmas të atyre që shfrytëzojnë derivat dizel për lëvizjen e tyre. Pjesëmarrja e përgjithshme e veturave elektrike dhe hibride në import të automjeteve motorike transportuese në periudhën prej vitit 2017-të deri në vitin 2020 ka qenë vetëm 2,45%.

Të qytetarët dhe kompanitë nuk ekziston interes për shfrytëzimin e automjeteve që nuk e ndotin ajrin, edhe pse Qeveria nga fillimi i vitit 2020 ka miratuar lehtësime tatimore për importin e veturave elektrike dhe hibride në vend. Kështu, me ndryshimet që u bënë në Ligjin për Tatim të Automjeteve Motorike, për veturat elektrike nuk paguhet tatim për automjetet motorike, derisa për veturat “plug-in” paguhet 50% gjatë importimit. Megjithatë, tani për tani nuk ka subvencione për furnizim të automjeteve elektrike dhe hibride në vend apo ndonjë lehtësim tjetër që do t’i stimulonte qytetarët, të cilët realisht kanë standard shumë më të ulët jetësor krahasuar me vendet evropiane.

Edhe pse interesi i qytetarëve për këto automjete tani për tani është i vogël nga “EVN Maqedoni” për Meta.mk, thonë se aktivisht punojnë në zgjerimin e rrjetit të stacioneve për mbushje “plug-in” të veturave elektrike dhe hibride. Në kuadër të projektit për zhvillim të elektromobilitetit, ata në 17 qytete të vendit kanë vendosur 40 stacione për mbushje të veturave elektrike, a Qyteti i Shkupit ka vendosur edhe 10 mbushës për elektroautomjete në garazhet në kate, por edhe në disa komuna, banka dhe kompani private në Shkup.

“Këtë vit planifikojmë ta sigurojmë rrjetin e mbushësve në kuadër të objekteve tona, gjegjësisht të gjithë 19 objektet e disperzuar në vend të kenë mbushës, që të zgjerohet rrjeti edhe në qytetet më të vogla, në pajtueshmëri me nevojat që kanë, a edhe te lokalitetet turistike. Në lidhje me drejtimet rrugore, këtë vit planifikojmë të vendosim mbushës të shpejtë përgjatë Korridorit 10. Ngadalë-ngadalë, po përpunohen plane edhe për drejtimet e tjera rrugore”, thonë nga EVN.

Sipas të dhënave të tyre, deri më tani janë dhënë më shumë se 160 kartela për shfrytëzimin e mbushësve të tyre për vetura hibride dhe elektrike nëpër tërë vendin. Prej tyre,  mbi 50 janë dhënë për pronarë të automjeteve hibride “plug-in”, derisa të tjerët për veturat që lëvizin me motor elektrik. Shërbimi për shfrytëzim të stacioneve për mbushje të automjeteve në EVN, tani për tani nuk paguhet, që paraqet lehtësim për të gjithë ato kompanitë dhe qytetarët që shfrytëzojnë automjete elektrike dhe hibride “plug-in”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button