Inxhinierët e armatës amerikane dhe të Maqedonisë së Veriut do ta përmirësojnë infrastrukturën në Krivollak

Gjatë këtij muaji në Krivollak do të arrijnë 15 batalione inxhinierike të forcave amerikane në Evropë, të cilët së bashku me inxhinierët e vendit do të punojnë në ndërtimin dhe plotësimin e infrastrukturës së Krivollakut, informoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, pas takimit me zëvendës komandantin e forcave të ShBA-së në Evropë, gjeneral-major Joseph Gerard, i cili është në vizitë njëditore në vend, transmeton Portalb.mk.

Shekerinska deklaroi se, këtë verë pikërisht në Krivollak do të mbahet stërvitja “Goditja vendimtare 21”, në të cilën do të marrin pjesë rreth dy mijë pjesëtarë të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, të ShBA-së, Bullgarisë dhe Greqisë.

“Së bashku do të punojnë në atë shanse të kemi stërvitje të reja dhe lloj të ri të aktiviteteve stërvitore në Krivollak. Së bashku do të investojmë në Krivollak dhe së bashku investojmë në kapacitetin që po ndërtojmë edhe si i yni, por edhe si kapacitet i NATO-s”, tha ajo.

Gjeneral – majori Gerard, theksoi se shumë vite forcat ushtarake amerikane kanë gëzuar partneritet të fuqishëm me vendit tonë.

“Maqedonia e Veriut me të vërtet një partner i vlefshëm dhe i çmueshëm i sigurisë në aspekt rajonal dhe global. Aftësia juaj për përforcimin të gatishmërisë mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe bashkëpunimit me ShBA-në, partnerët për përmirësimin e ndërveprimit ushtarak, është me të vërtetë e rëndësishme. Ky vend është dëshmuar si lider në iniciativat rajonale të sigurisë. Momentalisht stërvitemi së bashku me Armatën e RMV-së dhe me padurim presim që së bashku të bashkëpunojmë në stërvitjen që do të përforcojë bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, theksoi Gerard.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button