RMV, ndryshojnë çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë nga sonte në mesnatë do t’i rrisë çmimet me pakicë të derivateve të naftës, me mesatare prej 2.76 përqind krahasuar me çmimet e 1 shkurtit. Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rriten me 1.5 denarë për litër, ndërsa Eurodiesel (D-E V) dhe vaji i lehtë për amvisëri për një denar. Çmimi i naftës M-1 NS do të rritet për 1.44 denarë për kilogram dhe do të shitet për 32.88 denarë për kilogram, njofton Portalb.mk.

Çmimet e reja maksimale të derivateve të naftës do të jenë: benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 62,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 64,50 denarë për litër, Eurodiesel (DE V) për 53 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë (EL-1) do të jetë 42 denarë për litër.

Nga KRRE, njoftojnë se në 7 ditët e fundit, çmimet e referencës në bursat botërore janë rritur mesatarisht edhe atë: benzina ​​me 5.317 përqind, dizeli me 5.308 përqind, vaj ekstra i lehtë me 5.596 përqind dhe mazuti me 5.613 përqind. Kursi i këmbimit të denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0.666 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button