Instagrami do të shtojë një opsion të ri – “i fshirë së fundmi”

Më 2 shkurt, në blogun e Instagramit u njoftua se në versionin më të ri të aplikacionit do të shtohet opsioni “i fshirë së fundmi”. Së bashku me këtë opsion, janë shtuar mbrojtjet kundër hakerave, njofton Portalb.mk.

Për të hyrë në dosjen ku janë ruajtur postimet e fshira së fundmi, përdoruesve do t’u kërkohet verifikim. Këto dy funksionalitete janë për parandalimin e fshirjes së padëshiruar të postimeve nga hakerat e mundshëm.

Opsioni “i sapo fshirë”, përfshin të gjitha fotografitë, videot, reels, videot IGTV dhe historitë që transferohen automatikisht në dosjen “e fshirë së fundmi” pasi të jenë fshirë. Këtu përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan t’i fshijnë ato përgjithmonë ose nëse duan të rinovojnë këto postime. Të gjitha postimet do të ruhen për 30 ditë përveç historisë e cila do të ruhet për 24 orë.

Njoftimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button