RMV, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar marrëveshjen për furnizimin e vaksinave kineze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër Covid – 19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Me marrëveshjen, Maqedonia e Veriut do të sigurojë 200 000 mijë vaksina nga kompania kineze “Sinofarm”, të cilat do të arrijnë në muajin shkurt. Data e saktë e arritjes dhe të gjitha informacionet lidhur me porosinë pritet të konfirmohen ditëve në vijim, transmeton Portalb.mk.

“Vaksinat nga Kina do të arrijnë në vendin tonë në aeroportin në Shkup. Është bërë plan i detajuar për transportin e vaksinave deri te operatorët ekonomik të cilët janë të obliguar për ruajtjen e sasive dhe më pas, edhe plan për distribuimin deri te pikat e vaksinimin ku do të realizohet vaksinimi. Vaksina e “Sinofarm” ruhet dhe distribuohet në temperaturë prej 2 deri në 8 shkallë, ndërsa vaksinat janë paketuar në formulimin e një shiringu të mbushur paraprakisht, që e lehtëson edhe vet aplikimin e vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka raport optimal mes sigurisë dhe efikasitetit, për atë mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime në çfarë do lloj baze”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se, për këtë vaksinë të Sinofarm, terminët për vaksinim në institutet e shëndetit publik do të jenë në 10 minuta për pacientë. Institutet do të punojnë në dy ndërrime me

Plani për vaksinim është përgatitur dhe ai parasheh që në ditë të vaksinohen prej 2000-2500 qytetarë. Për çdo qytetar që do ta pranojë dozën e parë, menjëherë do të rezervohet edhe doza e dytë që duhet ta marrë pas 21 ditëve.

Sipas planit, të parët do të vaksinohet të gjithë personat e grupit më të rrezikuar, i cili është i ndarë në dy grupe – në të parin janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në qendrat covid dhe covid pacientë, në grupin e dytë janë të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç.

Në fazën e dytë do të vaksinohet personat më të moshuar se 65 vjeç, personat prej 18 deri 64 vjeç me komorbiditete apo gjendje shëndetësore me rrezik të lartë, punonjës shëndetësor nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrat e Shëndetit Publike, farmacistët, stomatologët dhe personeli tjetër shëndetësor, të punësuar në institucione tjera vitale, infrastrukturë kritike dhe gazetarë, të punësuar në institucionet shëndetësore dhe kopshte.

Në fazën e tretë personat e mbetur nga më shumë grupe prej veprimtarive tjera të rëndësishme siç është ushqimi, transporti, prodhimi i barnave, higjiena komunale, sektori bankar, bujqësi, të punësuarit në arsim, në shëndetësi me rrezik të ulët të infektimit, persona të cilët nuk mund të mbajnë distancë fizike dhe në fund të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta marrin vaksinën në moshë prej 18 deri në 64 vjeç.

Gjatë kësaj jave duhet të publikohet ueb faqja me karakter informativ dhe në të cilën qytetarët do të mund të paraqiten për vaksinim. Paraqitja do të realizohet me vendosjen e të dhënave personale, qytetarët do të identifikohen dhe do të marrin përgjigje në postë elektronike në të cilën do të shkruan se është pranuar paraqitja e tyre dhe do të mund të presin thirrje nga mjeku amë për terminin kur do të caktohet vaksinimi, në pajtueshmëri me grupin në të cilin bien.

Përpos vaksinave kineze, vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi Covax dhe për po aq sasi negociohet edhe me kompaninë “Pfizer”. Vaksinat e para nga Covax do të jenë nga prodhuesi “AstraZeneca” dhe ato priten të arrijnë në mars, ndërsa për ato të “Pfizer”, ministri tha se po precizohen marrëveshjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button