Afrika e Jugut ka anuluar imunizimin me vaksinën e “AstraZeneca” pasi nuk ndikon kundër llojit të ri të korona virusit

Afrika e Jugut ka anuluar imunizimin me vaksinimin e Oxfordit dhe AstraZeneca pasi një hulumtim ka treguar se ajo ka rezultate zhgënjyese kundër llojit të ri të korona virusit që është paraqitur në këtë vend. Shkencëtarët thonë se 90 për qind të rasteve të reja të infektimin në vend janë me llojin e ri, transmeton Portalb.mk.

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 2000 persona, ka treguar se vaksina jep mbrojtje minimale kundër rasteve të lehta dhe mesatare të Covid – 19. Afrika e Jugut porositi një milion doza nga “AstraZeneca” dhe duhej që këtë javë të fillojë me vaksinimin. Në ndërkohë, qeveria do të sigurojë vaksina edhe nga “Pfizer” dhe “Jonhson&Johnson”.

“Fatkeqësisht, vaksina e “AstraZeneca” nuk ndikon kundër formave të lehta dhe mesatare të sëmundjes. Pjesëmarrësit në hulumtim ishin të moshës mesatare prej 31 vjeç dhe nuk mund të themi se cili është efikasiteti i saj në parandalimin e formave më serioze të Covid-19”, deklaroi profesor Sabir Madi, i cili udhëhiqte hulumtimin.

Sara Gilbert, shkencëtari kryesor për zhvillim të vaksinave në Oxford, pretendon se vaksina e tyre mbron nga sëmundje serioze, duke shtuar se më vonë këtë vit do të zhvillojnë versione të modifikuara.

Rezultate të ndryshme kanë treguar se vaksinat e “Moderna” dhe “Pfizer” mbrojnë nga lloji afrikano-jugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button