Në Mianmar vazhdojnë protestat për rikthimin e demokracisë

Punëtorët anembanë Mianmarit kanë hyrë në grevë, derisa protestat që bëjnë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur, Aung San Suu Kyi, dhe për rivendosjen e demokracisë vazhdojnë për të tretën ditë me radhë. Ushtria e Mianmarit, që ndryshe njihet edhe si Birmani, ka marrë pushtetin javën e kaluar, duke pretenduar – pa sjellë asnjë provë – se në zgjedhjet e mëhershme ka pasur mashtrime, shkruan REL. 

Ushtria po ashtu ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare, ndërsa pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci, janë vendosur në arrest shtëpiak.

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur të hënën në kryeqytetin Naj Pi Tau, ndërsa qytetet e tjera kanë raportuar gjithashtu numra të konsiderueshëm.

Protestuesit kanë përfshirë mësues, avokatë, zyrtarë bankash dhe punonjës të qeverisë.

Në mediat sociale po ashtu ka pasur thirrje për punëtorët që të lënë punën dhe të dalin në protestë.

Në kryeqytet, policia ka përdorur topat e ujit kundër protestuesve dhe ka pasur raporte për disa të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button