Shqipëri, 1124 raste të reja dhe 14 viktima nga koronavirusi

Shifrat e rasteve të reja nga koronavirusi mbeten në nivele të larta në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 1124 persona dhe kanë ndërruar jetën 14 pacientë, transmeton Top-Channel.

Nga 4254 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë: 408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

Ndërsa viktimat që kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit janë: 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button