Në Kosovë regjistrohen 249 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë sot janë shënuar edhe 249 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 2.291 mostrave të testuara. Më së shumti raste janë regjistruar në komunën e Prishtinës, transmeton REL.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga sëmundja kanë vdekur edhe tre pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.523.

Të shëruar janë regjistruar edhe 274 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 6.693.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në muajin mars të vitit 2020, në kohën kur u shpall pandemia e COVID-19.

Deri më tani autoritetet shëndetësore kanë regjistruar gjithsej 62.258 persona të infektuar prej të cilëve 54.042 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button