Koja: Presim nga përbërja e re e KSHZ-së t’i kryejë kompetencat e saj sipas ligjeve

Presim nga përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – KSHZ t’i kryejë obligimet e saj sipas ligjeve, thotë në intervistë për MIA-n shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, njofton Portalb.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) është partner shumëvjeçar i Misionit tonë dhe i ODIHR. Presim që përbërja e re e KSHZ-së t’i kryejë obligimet e saj në mënyrën që është tërësisht në pajtim me ligjet e përhershme, rregullat dhe procedurat, duke e përfshirë edhe betimin solemn të anëtarëve. Vlen të përmendet se KSHZ nuk është vetëm Komision shtatë anëtarësh. Por është edhe administratë e cila ka treguar nivel të lartë të përkushtimit dhe profesionalizmit gjatë viteve”, thotë ambasadori Koja i pyetur nëse mënyra e zgjedhjes së KSHZ-së, e cila është në përbërje të re nga muaji i kaluar, shkon në drejtim të partizimit në vend të profesionalizmit.

Sfida e parë për KSHZ-në do të jetë organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve lokale të caktuara për në vjeshtë. I pyetur nëse janë të pranueshme ndryshimet në ligjdhënien zgjedhore në vitin zgjedhor, si dhe paralajmërimet për ndryshim eventual të modelit zgjedhor, Koja potencon se rekomandimi i ODIHR (Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut të OSBE-së) ato të ndodhin së paku gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Sipas ODIHR, rekomandohet ligji zgjedhor të hyjë në fuqi së paku gjashtë muaj para zgjedhjeve, që të munden institucionet të përgatiten pa ndërprerë për t’i zbatuar ndryshimet. Përgjatë viteve, ODIHR ka dhënë numër të madh të rekomandimeve për përmirësimin e procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e tyre të fundit për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Misioni special për vlerësim të zgjedhjeve të ODIHR qartë vuri në dijeni se ende ka numër të madh të çështjeve në korrnizën ligjore për zgjedhjet që duhet të zgjidhen”, thekson Koja.

Ai sqaron se ODIHR nuk rekomandon model zgjedhor special, ndërsa vendet pjesëmarrëse në OSBE shfrytëzojnë spektër të gjërë të modeleve të ndryshme zgjedhore dhe sisteme të ndryshme për zbatimin e zgjedhjeve, e rëndësishme është, thekson, të sigurohet inkluzivitet i procesit për reformë zgjedhore.

“Duke e marrë parasysh vlerën e këtyre çështjeve, japim mbështetje të fuqishme të procesit inkluziv ku të gjitha palët e interesuara mund të bisedojnë për idetë e tyre për reforma zgjedhore që do ta përforcojnë përfaqësinë e qytetarëve, ndërsa me atë edhe legjitimitetin e funksionarëve zgjedhor. Jemi të kënaqur që Ministria e Drejtësisë ka formuar grup pune për reforma në kodin zgjedhor, në të cilin janë përfshirë edhe partitë politike dhe shoqëria qytetare të cilët kanë ekspertë të temës. Edhe Misioni ynë dhe ODIHR marrin pjesë në këtë grup pune”, thekson ambasadori Klemens Koja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button