Ndërprerja e internetit nuk i ndali protestat në Mianmar

Pavarësisht ndërprerjes së internetit, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Mianmar(i njohur edhe si Burma) për të protestuar kundër grusht shtetit dhe për të kërkuar lirimin e udhëheqëses Aung San Suu Kyi, transmeton REL.

Këto janë protestat më të mëdha që nga revolucioni i vitit 2007 që mundësoi një tranzicion drejt demokracisë.

Në ditën e dytë të protestave kundër juntës ushtarake, njerëzit brohorisnin: “Nuk duam diktaturë ushtarake” dhe “Duam demokraci”.

Ata mbanin flamuj të kuq, ngjyrë kjo që simbolizon Partinë e Lidhjes Kombëtare të Demokracisë (NLD) të Suu Kyi.

Autoritetet kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e internetit me arsyetimin e sigurimit të qetësisë.

Çfarë ka ndodhur në Mianmar?

Të hënën, më 1 shkurt, ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore. Ushtria arrestoi udhëheqësen politike, Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë. Pas këtij veprimi, udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë formuar një Këshill Suprem i cili do të zëvëndësojë kabinetin qeverisës.

Të mëkurën policia njoftoi se ka ngritur akuza kundër, Aung San Suu Kyi, dhe se ajo do të mbahet në arrest deri më 15 shkurt.

Zonja Suu Kyi nuk është parë në publik që kur u arrestua nga ushtria.

Marrja e pushtetit nga ana e ushtrisë erdhi pas akuzave për manipulime në zgjedhje nga ana e partisë Lidhja Kombëtare të Demokracisë (NLD), të cilën e udhëheq Aung San Suu Kyi.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione për shkak të grusht shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button