Nën presion të BE-së, Qeveria ndërmerr obligime serioze për mbrojtje të mjedisit jetësor

Qeveria në seancën e  parafundit të vitit të kaluar të mbajtur më 29 dhjetor, e ka shqyrtuar informatën për takimin e 16-të të Nën-komitetit për transport, mjedis jetësor, energjetikë dhe politikë rajonale, në kuadër të Komitetit për stabilizim dhe asociim midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka dhënë një sërë obligimesh me të cilat duhet konsiderueshëm ta përmirësohet mbrojtja e mjedisit jetësor në shtet, shkruan Meta, njofton Portalb.

Mes tjerash, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeveri duhet të parashtrojë propozim-ligj për inspektim në mjedisin jetësor, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, më së voni deri më 30 qershor 2021.

Gjithashtu, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në propozim-ligjin për mjedis jetësor duhet ta transponojë Direktivën 2014/52/BЕ në kontekst të vlerësimit të ndikimit mbi mjedisit jetësor dhe ta parashtrojë në Qeveri, më së voni deri më 30 dhjetor 2021.

“Obligohet Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, në bashkëpunim me inspektoratet lokale për mjedis jetësor, të përpilojë dhe të parashtrojë në Qeveri, plan për fuqizimin e inspeksionit në nivel lokal dhe qendror me resurse të nevojshme financiare në afat prej gjashtë muajve nga miratimi i Ligjit për inspeksion për mjedisin jetësor”, shkruan në procesverbalin e Qeverisë.

Qeveria ka kërkuar nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor të fillojë me aktivitete përgatitore për përpunim të planit nacional për mbrojtje të ajrit ambiental për periudhën 2022-2026 dhe program nacional për kontroll të ndotjes së ajrit për 2022-2032 si dhe për këtë ta informojë Komisionin Evropian nëpërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri më 1 mars 2021.

Njëkohësisht, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë obligim që të sigurojë operacionalizim të plotë të rrjetit shtetëror për monitorim të cilësisë së ajrit, që do të sigurojë të dhëna në kohë reale dhe për këtë ta informojë Komisionin Evropian nëpërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri më 1 mars 2021.

“Obligohet Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të nënshkruajë marrëveshje për ndërtim të stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në Shkup më së voni deri më 31 maj 2022. Obligohet Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të përpilojë raport për funksionimin e stacioneve ekzistuese të pastrimit për ujëra të zeza dhe për shkaqet për të cilat sistemi nuk punon në mënyrën e duhur, në gjuhën angleze dhe ta dërgojë deri tek Komisioni Evropian nëpërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri më 15 janar 2021”, shkruan në procesverbalin nga seanca qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button