fbpx

Djegia e mbeturinave në Tetovë na pengon shumë, flet studentja Fatime Velija

Fatime Velija ishte e nominuara e radhës në temën e hapur nga Portalb me titull “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”, me qëllim që të rinjtë të jepnin sugjerimet e tyre për atë se çfarë i mungon më saktësisht qytetit të Tetovës. Edhe pse Fatimja vjen nga qyteti i Gostivarit, ajo ka zgjedhur që studimet e saj t’i ndjekë në Tetovë. Sipas saj, në Tetovë duhet të merren masa kundër djegies së mbeturinave sepse kjo shkakton papastërti publike të qytetit 

“Ajo çfarë Tetova duhet ta ketë është pastërtia publike ndërsa ajo çfarë Tetova nuk duhet ta ketë është djegia e mbeturinave” – potencoi studentja Fatime Velija.

Kjo temë nxiti të rinjtë për të dhënë sugjerimet e tyre për qytetin e Tetovës. Të rinjtë kanë treguar se çfarë duan në qytetin e Tetovës ndër të cilat transport publik, pishina, qendra për trajtim të qenve endacak, parqe, vende për rekreacion dhe të tjera. Deri më tani ka pasur 6 video sugjerime prej studentëve dhe ju mund ti ndiqni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button