fbpx

Është kapur një grup i madh i trafikantëve të drogës në Prilep, trafikantët kanë bashkëpunuar me policë

Gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në 16 lokacione në Prilep, ndërsa janë privuar nga liria gjashtë persona dhe janë marrë automjete, të holla për të cilat ka dëshmi se vijnë nga shitja e drogës, marihuanë, kokainë, telefona celularë dhe mjete të tjera, informoi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, transmeton Portalb.mk.

“Reparti për policisë për krim – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në koordinim me zyrën e jashtme për çështje kriminele në Prilep, sipas udhëzimeve të prokurorit publik të PTHP Prilep, në periudhën e kaluar nga shtatori i vitit 2020, kanë realizuar hetim kriminalistik për më shumë persona të përfshirë në shitjen e palejuar të heroinës, kokainës, marihuanës, amfetaminës në zonën e Prilepit. Organizatorët kanë realizuar lidhje të ngushta edhe me nëpunës policore, ndaj të cilëve kanë ndikuar që të mos ndërmarrin veprimtari zyrtare”, informua nga MPB.

Angellovski tha se janë arrestuar gjashtë persona dhe janë marrë automjete, të holla për të cilat ka dëshmi se vijnë nga shitja e drogës, marihuanë, kokainë, telefona celularë dhe mjete të tjera” P.A (31) prej të cilit është marrë edhe automjeti BMW 5, të holla dhe telefon celular, D.A (32), prej të cilit është marrë një xhip, të holla dhe telefon celular, J.XH. (41), V.J. (32), prej të cilit është marrë drogë dhe një telefon celular, D.A (35), prej të cilit është marrë automjet BMW, të holla dhe telefon celular dhe R.M. (34).

“Hetimi vazhdon me qëllim të vërtetimit të përgjegjësisë penale edhe të nëpunësve policorë, si dhe ndaj personave të tjerë për të cilët ka baza për dyshim se janë të përfshirë në tregti me drogë”, tha Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button