“POINT Talks”: Pandemia kovid kishte ndikim të ndryshëm në proceset zgjedhore të vitit të kaluar në Ballkan

Panel diskutimi i parë “POINT Talks”, nga konferenca rajonale e këtij viti, mbi përgjegjësinë politike dhe teknologjitë e reja – POINT” i ndau përvojat e proceseve zgjedhore në rajon, i cili u zhvillua vitin e kaluar gjatë pandemisë Kovid-19. Zgjedhjet që u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi ishin në qendër të debatit të sotëm që u zhvillua midis pjesëmarrësve në panel, transmeton Portalb.mk.

Beata Martin – Rozumiloviç, drejtore për Evropë dhe Euroazi në Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), dha një përmbledhje të shkurtër të procesit zgjedhor në secilin prej këtyre vendeve të Ballkanit, duke theksuar se pandemia kovid-19 ka sjellë sfida serioze në shumë aspekte të jetës publike, përfshirë edhe për demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

“Këto rrethana kanë ngritur një numër çështjesh për mbajtjen e zgjedhjeve reale në një mënyrë që ekuilibron çështjet shëndetësore me nevojat demokratike të vendeve. Administratorët e zgjedhjeve u desh të zhvillojnë masa sigurie dhe të vlerësojnë proceset e ditës së zgjedhjeve për të siguruar që votuesit, bashkëpunëtorët dhe vëzhguesit të mbrohen dhe rreziku i ekspozimit të jetë i kufizuar”, tha Beata Martin-Rozumiloviç.

Milica Kovaçeviq, kryetare e Qendrës për tranzicion demokratik nga Mali i Zi, gjatë diskutimit shpjegoi që ky vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka pasur fare gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë kovid-19, por zgjedhjet parlamentare, në vend, vitin e kaluar u mbajtën më 30 gusht, më herët sesa ishte planifikuar në tetor për shkak të koronavirusit.

Ajo sqaroi se gjatë fushatës zgjedhore, tubimet e më shumë se 20 njerëzve ishin të ndaluara, ndërsa 10 ditë para zgjedhjeve, nuk ishte specifikuar se si do të realizohej votimi i njerëzve, të cilët ishin të infektuar me kovid-19 dhe ishin në karantinë. Në fund, këtyre votuesve iu mundësua që të votonin nga shtëpitë e tyre dhe në zgjedhjet parlamentare në Mali të Zi kishte pjesëmarrje shumë të lartë krahasuar me ciklet e mëparshme zgjedhore.

Organizimi i ditës së zgjedhjeve është zhvilluar pa probleme fare, tha Kovaçeviç, por gjithçka që ndodhi pas shpalljes së rezultateve, festimet masive të fituesve dhe më pas marshimet e mbështetësve të partisë së atëhershme në pushtet, rezultuan me rritje të numri i personave të infektuar me kovid-19 në Malit të Zi.

Lidhur me keqinformimin gjatë fushatës zgjedhore në Mal të Zi, Milica Kovaçeviq sqaroi se ata vinin kryesisht nga tabloidet serbe dhe figura të caktuara publike, e jo nga media malazeze. Si shembull i dezinformimit klasik, ajo përmendi një deklaratë nga kryetari në detyrë i bashkisë Budva, i cili tha gjatë fushatës që qytetarët ishin paguar për të qëndruar në qendrat kovid, duke aluduar që nuk ka koronavirus.

Filip Stojanovski, Fondacioni Metamorfozis

Filip Stojanovski, drejtor i partneritetit dhe zhvillimit të resurseve në Fondacionin Metamorfozis, në prezantimin e tij u përqendrua në dy hulumtime të fundit të kryera nga ky fondacion, në lidhje me dezinformimin. Ai përmendi një sondazhin e realizuar në kuadër të projektit “Crithink”, i cili zbuloi se më shumë se 60 përqind e popullsisë ishin ekspozuar ndaj teorive specifike të konspiracionit në lidhje me pandeminë kovid-19. Përkundër kësaj, fushatat dezinformuese nuk kishin dominim të plotë në përpjekjen e tyre për të minuar besimin e qytetarëve në institucione gjatë kësaj periudhe.

Lidhur me periudhën e zgjedhjeve, Filip Stojanovski citoi një studim të përgatitur nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Fondacionin Gjerman Fridrih Nojman, ku ishin analizuar përmbajtjet e dezinformatave që janë trajtuar përmes artikujve për verifikim të fakteve, artikujve për zbërthim ose kundër-spin teksteve.

Kështu, ai vuri në dukje pesë llojet më të zakonshme të dezinformimit në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik 2020, gjatë pandemisë kovid-19. E para përfshin manipulime politike në lidhje me datën e zgjedhjeve, e dyta përfshin akuza për “sakrifikim të jetëve” të qytetarëve qëllimisht, e treta është pretendimet e protokolleve shëndetësore të bëra “sipas masës” së politikanëve dhe aty janë edhe së dezinformatat në lidhje me trajtimin e privilegjuar të grupeve specifike të votuesit dhe ndryshimit të politikës pas zgjedhjeve.

Filip Stojanovski theksoi se duhet të ketë masa aktive për të luftuar dezinformatat në shoqëri, të cilat nuk do të vijnë vetëm nga sektori civil. Ai shtoi se gjatë pandemisë kovid-19, është shumë e rëndësishme të kuptohet se dezinformimi është kërcënim për demokracinë dhe shëndetin e qytetarëve.

Lidhur me zgjedhjet në Serbi, në panel foli Pavle Dimitrijeviq, shef i departamentit ligjor të Qendrës për hulumtime, transparencë dhe llogaridhënie CRTA nga Serbia. Ai vuri në pah dy aktorë kryesorë në përhapjen e dezinformatave në lidhje me pandeminë kovid-19 në këtë vend. I pari është Branimir Nestoroviq, i cili, si anëtar i Qendrës serbe të krizave për luftë kundër koronavirusit, ka përhapur dezinformata në lidhje me pandeminë. Aktori i dytë, i cili ka qenë shumë aktiv gjatë fushatës zgjedhore, partia politike “Mjaft ishte”, e cila, sipas Dimitrijeviqit, ka përhapur dezinformata në lidhje me pandeminë kovid-19.

Ai shtoi se partia në pushtet në Serbi ishte aktive në terren duke vizituar shtëpi, veçanërisht në pjesën e “shpërndarjes së ndihmës humanitare” nëpër zonat rurale të vendit. Dimitrijeviq foli edhe për protokollet e votimit, të cilat u publikuan katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Pavarësisht nga dominimi i qeverisë në media, opozita bëri fushatë për bojkotin e zgjedhjeve në internet, me ç’rast dalja në votime ka qenë një nga më të ulëtat ndonjëherë në Serbi, duke pasur efekt të veçantë në Beograd.

Si një ish politikan, ish ministri i shoqërisë së informacionit dhe administratës publike Damjan Mançevski gjithashtu mori pjesë në panel diskutimin. Ai vuri në dukje se pandemia kovid-19 ndikoi në mënyrën e organizimit të fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, por nuk kishte ndonjë ulje të konsiderueshme të pjesëmarrjes në ditën e zgjedhjeve vitin e kaluar. Lidhur me dezinformimin, Mançevski tha se në zgjedhjet e fundit vendi nuk ishte subjekt i një fushate kaq të madhe dezinformimi siç ishte rasti me periudhën para referendumit në vitin 2018.

Përndryshe, përveç “POINT Talks “ të sotme fillestare, e gjithë konferenca POINT këtë vit do të mbahet në format digjital, ndërsa përmbajtja e ngjarjeve të ardhshme të konferencës do të jetë në dispozicion në platformën pointtalks.zastone.ba, si dhe në rrjetet sociale. Së bashku me “Bisedat POINT”, ngjarjet në internet janë planifikuar në periudhën e ardhshme: intervista “60 sekonda”, histori e drejtpërdrejtë, por edhe prezantime dhe punëtori të ndryshme që do të ofrojnë një larmi përmbajtjeje duke zgjedhur një temë të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button