SPB Tetovë ka arrestuar pronarin e një lokali për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga Covid – 19

Zëdhënësi i MPB-së në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka informuar se më 5 shkurt në 14:20 është privuar nga liria E.H. (25), për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, të dënuar sipas nenit 206 nga Kodi Penale, transmeton Portalb.mk.

 

Kështu që gjatë periudhës prej 13:30 deri më 14:30 gjatë zbatimit të aksionit të kontrollit të nëpunësve policor nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, është konstatuar se, në objektin hotelierik në Tetovë ku E.H. ka qenë drejtues, janë gjetur rreth 100 persona, në kundërshtim të ligjit. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, do të bëhet denoncim adekuat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button