Projekti për ndërtimin e elektrocentraleve fotovoltaike në REK Oslomej fillon nga fillimi, EEM shpalli serish tenderin

Interes i madh nga investitorët vendas dhe të huaj, por deri më tani rezultate të dobëta në lidhje me projektin për ndërtimin e dy elektrocentraleve fotovoltaike në vendin e REK Osllomej, të cilat duhet të vendosen në vendin e minierës së vjetër të qymyrit, e që do të ndërtohen si partneritet publik- privat (PPP), shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në tenderin që u shpall në shkurt të vitit kaluar, zgjati deri në maj të vitit 2020, interes treguan shumë kompani nga vendi, rajoni dhe bota. Mbi 40 kompani u ftuan të marrin pjesë në onlajn prezantimin e këtij projekti në fund të Shtatorit të vitit të kaluar, e të cilat më pas duhej të paraqesin ofertat e tyre deri në fund të Tetorit 2020. Pas kësaj, Qeveria duhej të zgjidhte ofertuesin më të favorshëm dhe që ndërtimi i elektrocentraleve të fillojë gjatë këtij viti.

Megjithatë, vetëm dy kompani nga shumë që morën pjesë në prezantim, kanë paraqitur ofertë konkrete. Por, për shkak të gabimeve në aplikimin e tyre, ofertat nuk u pranuan. Emrat e ndërmarrjeve nuk do të publikohen, u përgjigjën nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM) në pyetjen e Meta.mk.

“Komisioni i ngarkuar me këtë prokurim publik i shqyrtoi ofertat e pranuara. Të dy ofertuesit kishin gabime në procedurën e aplikimit. Komisioni informoi Bordin e Drejtorëve të SHA EMV, pas së cilës ata e informuan Qeverinë e RMV-së, ndërsa më pas Qeveria e ngarkoi SHA EMV që të rishpallë tenderin, i cili tani është afatshkurtër, deri në 12 Mars 2021”, thanë nga EMV për Meta.mk.

Për këto arsye, pra për shkak të gabimeve në aplikim, siç u theksua nga EMV, kjo kompani shtetërore më 4 shkurt të këtij viti publikoi shpallje të re për prokurim publik për kontratë, bazuar në parimin e PPP, për ndërtimin e një fotovoltaike elektrocentral me kapacitet të instaluar 2×40 megavat (maksimumi 2 × 50 megavat) në zonën e minierës së vjetër REK Osllomej, për të cilën afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 12 marsi i këtij viti, me një periudhë të vlefshmërisë së ofertës 150 ditë

Sipas shpalljes për prokurim publik, kontrata për projektim dhe ndërtim të elektrocentraleve ka një kohëzgjatje prej 420 muaj. Tani, procedura për dhënien e kontratës për prokurim publik është shkurtuar, dhe kriteri është çmimi më i ulët. Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë elektronike. Operatori ekonomik duhet të paraqesë me ofertëngaranci prej 3% të vlerës së projektit dhe garanci prej 15% të vlerës së kontratës për realizim cilësor të kontratës.

“Shuma e garancisë së ofertës përcaktohet bazuar në fuqinë e elektrocentralit fotovoltaik dhe është 20 euro për kilovat nëse garancia e ofertës është paraqitur nga një person i huaj juridik, ndërsa 1,200 denarë për kilovat nëse garancia është nga preson juridik i brendshëm thuhet në Shpalljen e Ministrisë së financave, ku theksohet se periudha e vlefshmërisë së kontratës është 35 vjet (420 muaj) gjë që kërkon parashikim të detajuar dhe në faza të mënyrës dhe vlerës së garancisë bankare për realizim cilësor të kontratës.

Operatori ekonomik që do të fitojë tenderin për ndërtimin e një elektrocentrali fotovoltaik në TEC Osllomej, ndër të tjera, duhet të paraqesë dokumente për gjendjen ekonomike dhe financiare, në mënyrë kumulative në tre vitet e fundit që të ketë të ardhura totale prej të paktën 30.000.000 euro dhe të ardhurat mesatare vjetore në tre vitet e fundit të arrijnë në 10.000.000 euro. Për më tepër, duhet të ketë investuar në ndërtim, të ketë ndërtuar ose të ketë qenë një nënkontraktues në ndërtimin e ndonjë elektrocentrali nga burimi i energjisë së rinovueshme me një kapacitet total të instaluar të paktën 25 megavat në 10 vitet e fundit dhe/ose të ketë menaxhuar me elektrocentral/e nga ndonjë burim i ripërtëritshëm i energjisë me kapacitet total të instaluar të paktën 25 megavat në 10 vitet e fundit.

Përndryshe, siç kanë njoftuar nga EMV verën e kaluar, në sipërfaqet e minierës së REK Osllomej, është planifikuar ndërtimi i dy elektrocentraleve fotovoltaike, ndërsa kapacitet i tillë i BRE duhet të ndërtohet në REK Manastir. Ai kapacitet i ri i energjisë duhet të prodhojë energji elektrike për 2,000 familje në Kërçovë, të sigurojë një tranzicion të prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri në burimet e energjisë së gjelbër, si dhe një punë për punonjësit aktualë të REK Osllomej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button