ARTISTËT PËR 2020-tën

Lindita Kadriu
Lindita Kadriu

Një ditë janari 2021, to: Salajdini, Xhabiri, Vjollca, Xhumja, Xaka dhe Raska, Nehati, Kica, Reshati, Meliku, Qëndrimi…etj

Përshëndetje të gjithëve, bash kallaballëk ju shoh lartë 🙂
për tekstin tim të rradhës do t’ju kisha lutur nga një deklaratë se si ka qenë 2020-ta për ju personalisht dhe çfarë opinioni keni për, siç thotë gazetari im i preferuar beogradas Teofil Pançiç, maleni hajvançiç koji je poremetio svet.

p.s për mua viti 2020 ishte ndër më të bukurat, paradox, edhe pak mbare me than’, ama pse më pyetët, mos më pyesnit nuk do e thoja, haha.

Ky vit na ka mbajtur varur për jakën e setrës në një gozhdë të pjesës së brendshme të derës së dhomës dhe ashtu të varur nuk kemi parë si duket dynjaja jashtë, përveç se kemi dëgjuar si na shkojnë miqtë nga kjo murtajë si lisat e lartë të Naimit që i rrëzon ndonjë kastor i ardhur nga e panjohura dhe e kemi ndarë dhembjen me lot me njerëzit e afërm me telefona. (Xhabir Ahmeti)

Për mua viti 2020 ka qenë vit i oscilimeve! Përpos mjegullës në sigurinë shëndetësore që hodhi Covid 19 kisha edhe lënxhirën që kaploi gruan time shkaku i kancerit të gjirit, mirëpo krejt këto trazira shpirtërore më në fund rezultuan me stopimin e sëmundjes dhe hapjen ndoshta të ekspozitës më të arrirë në karierën time. Unë fitimtar!

URIME Kica!
Më shkruaj që ta qartësojmë: a është kjo ekspozita që planifikoje për galerinë zvicerane? Nëse po, pak info, me çfarë cikli ose ciklesh je prezantuar, në cilin qytet, por vetëm info elementare. Kjo nga shkaku që rasti i Ditës megjithatë të mbetet dominant në deklaratën, ashtu siç ka qenë në jetën tuaj në 2020.

Është ekspozita në Galerinë kombëtare. U trand’ dynjaja ti e pa informuar! Hahaha
Qëndron e hapur në Mala stanica!
Folim nesër

shame on me.
ama unë lajme e gazeta nuk lexoj nga 20 prilli
folim kismet…
dhe gjithsesi shkoj e shoh, tamam puna!

Përshëndetje Linditë!
Dua shumë që të jesh mirë dhe duke kaluar sa më mbarë!

Në vitin e kaluar nuk ka munguar ndjesia e të qenit mi eksperimenti i dikujt që ka në dorë më shumë se gjithçka. Shpesh ndjesia e të qenit thjesht materie ka bërë që të ndjehem interesant në raport me realitetin. Vit në të cilin vërtet nuk fitova…por i lumtur sepse edhe nuk humba…
Mbase mendimi që ndoshta do mbetet vit për të mos u kujtuar, një ditë do të kthehet në vitin që do ta kujtojmë më shpesh, hahah.

…e nënshkruaj çdo fjalë në këtë deklaratën e bukur, qëndrimiane.
Falemnderit, regjisor i dashur.

Xhemazije Rizvani, për të cilën i jam mirënjohëse 2020-tës që na miqësoi, mes tjerash, kishte shkruar:

Unë jam njeri i lumtur dhe s’ka njerëz më të bezdisshëm se njerëzit e lumtur. Prandaj, kërko më rrallë deklarata nga unë, se dal çuditshëm 🙂
Në “asteroidin” tonë rrallë diçka e jashtme prish harmoninë e brendshme. Është kaq bukur këtu. Ka libra, muzikë, filma, fëmijëri, dashuri. Diku në një cep një bredh plotë shpresë të cilin e kemi rregulluar bashkë me Kushtrimin dhe Bojkenin. E presim babadimrin, “gënjeshtrën” më të bukur për Bojkenin, kurthin që e ngremë për të na dhënë shenjë kur do të rritet. Ne, si të thuash, jemi ajo orkestra që luan ndërkohë që Titaniku fundoset, ha ha ha.
Për botën përjashta, lutemi që viti që vjen “në mos qoftë i bardhë, të paktën qoftë gri”. Amen!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button