Carovska publikoi emrat e dy lëndëve të reja sipas konceptit të ri për arsim fillor

“Njeriu dhe shoqëria” dhe “Historia dhe shoqëria” do të thirren dy lëndët e reja në arsimin fillor sipas konceptit të ri për reforma, debati për të cilën filloi dje në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Këtë e ka deklaruar mbrëmë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në intervistë për Kanal 5, pasi paraprakisht në Komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport, filloi debati publik për draft konceptin e ri për arsim fillor

Ajo tha se opinioni duhet të ndjehet i sigurt dhe se kjo flet se i kanë dëgjuar qytetarët dhe se nuk dëshirojnë që frika e tyre të vazhdojë.

“Kjo reformë në asnjë mënyrë, përpos përmes lajmeve të rrejshme, nuk guxon të ndërlidhet me çështjen e politikës së jashtë”, tha ajo.

Carovska shtoi se, nga shtatori do të ketë tekste shkollore përgatitore për klasën e parë dhe të tretë, përkatësisht në ato gjenerata ku është planifikuar të fillojë reforma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button