Filipçe: Do të furnizohen 200.000 vaksina kineze, është përgatitur plan i detajuar për vaksinim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e mbajtur për media në lidhje me vaksinimin kundër Covid 19, informoi se Qeveria në seancën e mbrëmshme ka vendosur që të bëjë furnizimin e 200.000 vaksinave kineze. Ai tha se është bërë plan i detajuar për transport, distribuim deri te pikat e vaksinimit, si dhe mënyra e zbatimit të vaksinimit, transmeton Portalb.mk.

“Pritet që në bazë ditore të vaksinohen prej 2000 deri në 2500 qytetarë. Për çdo qytetarë që do ta marrë vaksinën e parë, është siguruar edhe e dyta pas 21 ditëve. Çdo qytetar do të marrë certifikatë adekuate. Të parët do ta marrin punonjësit shëndetësor të cilët punojnë me pacientë të infektuar me Covid në qendrat dhe shtëpitë për persona të moshuar, si dhe mjekët amë dhe të punësuarit nëpër laboratorë. Punonjësit shëndetësor do të vaksinohet në një pikë, ndërsa të tjerët nga Shkupi në poliklinikën “Bukuresht”, ndërsa ata nga qytete të tjerë në pikat vaksinale të qyteteve”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se grupi i dytë që do të vaksinohen, janë personat të moshës mbi 70 vjeçare.

“Në grupin e dytë janë personat mbi 60 vjeç, si dhe personeli tjetër shëndetësor dhe gazetarët, të punësuarit në kopshte dhe shkolla, si dhe personat mbi 18 vjeç me komorbiditet. Në grupin e tretë janë të gjithë qytetarët, të cilët do të regjistrohet në sistemin “Termini im”, tha Filipçe.

Ai po ashtu informoi se, nga java e ardhshme do të jetë në funksion edhe ueb faqja për vaksinim.

Në lidhje me vaksinat e dhuruara nga Serbia, ministri i Shëndetësisë deklaroi se presin përgjigje nga Pfeizer për vaksinat, si dhe ato që ka furnizuar vendi. Siç theksoi ai, qëllimi është që të ketë vazhdimësi të vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button