RMV, DAP: Do të fillojë pagesa e parave nga TVSH-ja ime për tre muajt e fundit të vitit 2020

Drejtoria për të Ardhura Publike informoi se do të fillojë procesi për pagesën e parave nga TVSH-ja ime për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

Në pajtueshmëri me ligjin për kthimin e një pjese të TVSH-së personave fizik, qytetarëve të cilët kanë skanuar llogari fiskale pemës aplikacionit TVSH-ja ime për tre muajt e fundit të 2020, do t’u paguhet një pjesë e tatimit të vlerës së shtuar i treguar në llogaritë fiskale.

Në tre muajt e fundit të vitit 2020, janë skanuar 67. 272 456 llogari fiskale, qarkullimi i përgjithshëm është 33.398.562.346,00 denarë, ndërsa qytetarëve do t’u kthehen 382 milionë denarë, përkatësisht rreth 6,1 milionë euro.

DAP filloi këtë projekt më 1 qershor të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button