Asteroidi Apofis nuk do ta godasë Tokën dhe nuk do të shkaktojë apokalips

Në ueb-faqen zyrtare të NASA-s shkruan se ky asteroid është zbuluar para 17 viteve, në qershor të 2004 dhe se sipas përllogaritjeve të tyre, ai më 13 prill 2029, do t’i afrohet planetit Tokë më së afërmi deri 40.000 kilometra. Ata kanë bërë edhe një sqarim të shkurt me video, në të cilën shihet se si asteroidi do t’i afrohet Tokës, por nuk do ta godasë. Në mënyrë shtesë, hulumtuesit e NASA-s qetësojnë se nuk ka asteroid që janë rrezik për ta goditur Tokën në 100 vitet e ardhshme, shkruan Vërtetmatësi.

Postimi në Facebook shpërndan panik dhe frikë nëpërmjet tekstit sensacional, që shkakton vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa është i pavërtetë, spekulues dhe bajat.

A DO T’I MBIJETOJMË EDHE NJË APOKALIPSI? Asteroidi shkon drejt Evropës: Kur na pret kjo goditje!!

Shkronja të mëdha, pasthirrma, përdorimi i fjalëve të frikshme si apokalipsi. Ky titull i ka të gjitha elementet e nevojshme për të tërhequr vëmendjen dhe njëkohësisht për të marrë sa më shumë klikime, në bazë të frikës që përhap. Titulli i tekstit i habit të gjithë ata që e lexojnë. Ndërsa vetë teksti nuk është më i mirë, më pak spekulues dhe që nuk përhap panik.

Me këtë tekst frikësohet opinioni se Toka në vitin 2029 do të goditet nga asteroidi Apofis, se ai do të shkaktojë katastrofë të madhe, vdekje të njerëzve që janë në rreze prej disa qindra kilometrave nga goditja dhe se do të ketë rritje të frikshme të temperaturës së ajrit, zjarre katastrofale, por edhe eklips të diellit. Për më tepër, pretendohet se asteroidi do të shkojë drejt Evropës, që frika nga apokalipsi të jetë edhe më e madhe.

Pa panik, asgjë nga këto nuk do të ndodh. Këtë e konfirmon edhe NASA edhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Në ueb-faqen zyrtare të NASA-s shkruan se ky asteroid është zbuluar para 17 viteve, në qershor të 2004 dhe se sipas përllogaritjeve të tyre, ai më 13 prill 2029, do t’i afrohet planetit Tokë më së afërmi deri 40.000 kilometra. Ata kanë bërë edhe një sqarim të shkurt me video, në të cilën shihet se si asteroidi do t’i afrohet Tokës, por nuk do ta godasë.

Në mënyrë shtesë, hulumtuesit e NASA-s qetësojnë se nuk ka asteroid që janë rrezik për ta goditur Tokën në 100 vitet e ardhshme.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, kur asteroidi është zbuluar në vitin 2004, parashikimet kanë qenë se ai ka 2.7% mundësi ta godasë Tokën në prill të vitit 2029. Por, sipas të dhënave shtesë dhe hulumtimeve, goditja e Tokës është hedhur poshtë dhe prej atje thonë se asteroidi do t’i afrohet Tokës në 36.000 kilometra. Sipas Agjencisë, ky objekt fluturues është në listën e objekteve të rrezikshme, por jo edhe në listën e prioriteteve.

Në tekst si burim i informacionit citohet deklarata e studiuesit Michael Horn, i cili mohon pretendimet e NASA-s. Madje, ai këtë e ka bërë në vitin 2019, gjë që e bën informacionin të vjetër, përveç asaj se është i pasaktë. Ai këtë e ka thënë për tabloidin britanik Express, të cilët i referohen atij si “dikush që quhet shkencëtar hulumtues”. Megjithatë, ai për këto pretendime nuk ofron asnjë provë thelbësore ose shkencore.

Bëhet fjalë për informacion të fryrë artificialisht, që njëkohësisht shkakton frikë, kurse pasi frika shkakton kureshtje dhe dëshirë për informacione shtesë, me këtë mediumi përfiton klikime në kurriz të lexuesve të frikësuar dhe me panik.

Por edhe përkundër asaj që këto pretendime janë larg të vërtetës, ky postim në rrjetin social Facebook për disa ditë ka marrë më shumë se 50 shpërndarje, gati 300 reagime dhe mbi 200 komente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button