Çfarë Samsung mban të fshehtë mes versionit Evropian dhe Amerikan të Galaxy S21

Versioni Evropian i Samsung Galaxy S21 Ultra ka procesor tjetër nga versioni Amerikan dhe tashmë këtë e dinë të gjithë, raporton PCW. Por mbase ajo që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë është se mes dy telefonëve ka diferencë të ndjeshme në performancë, dhe kur themi performancë nuk e kemi fjalën vetëm për shpejtësinë.

YouTuberi Mrwhosetheboss ka testuar të dy modelet e Samsung, atë Amerikan dhe Evropian dhe lajmet që na dha janë të këqija. Vitin e kaluar u pa një diferencë mes 10 deri në 20% në performancë mes Galaxy S20 Ultra Evropian dhe S20 Ultra Amerikan.

Këtë vit edhe pse lajmet e para ishin pozitive, versioni Evropian me procesor Exynos 2100 është po aq larg Snapdragon 888 sa ishte edhe vitin e kaluar. Arun Maini lançoi testimet e dy modeleve në AnTuTu dhe gjeti se varianti Evropian Exynos shënoi 650 mijë pikë dhe ai Amerikan Snapdragon 690 mijë, 6% më përpara.

Në 3D Mark diferenca ishte më e madhe, ku Exynos 2100 shënoi 5303 pikë dhe Snapdragon 888 5699 pikë. Në GFX Exynos 2100 mesatarisht regjistroi 66fps ndërsa Snapdragon 888 70 fps.

Rezultatet ishin pak më surprizuese në GeekBench ku varianti Evropian shënoi 1097 pikë me një bërthamë dhe 3523 pikë me shumë bërthama ndërsa ai Amerikan 1127 pikë me një bërthamë dhe 3486 pikë me shumë bërthama. Në Passmark versioni Evropian fiton me 11900 pikë ndaj 11500 të Snapdragon 888. Duket sikur Exynos ja ka arritur të kapë Snapdragon por nuk është kështu.

Vitin e kaluar problemi i madh i Exynos ishte mbinxehja gjatë një përdorimi intensiv jo thjeshtë një testim i vetëm. Arun nisi 5 testime të njëpasnjëshme në AnTuTu duke u përpjekur të simulojë përdorimin intensiv të procesorit siç bën një lojë.

Varianti Evropian për shkak të mbinxehjes shikoi të reduktohej performanca në AnTuTu nga 611 mijë pikë në 477 mijë pikë pas 5 testimeve ndërsa versioni Amerikan ra nga 662 mijë pikë në 567 mijë pikë. Këtu diferenca mes dy versioneve shkon në afro 20%. Temperatura e Exynos shkon deri në 68 gradë celsius ndërsa Snapdragon jo më shumë se 43 gradë celsius.

Arun shkon më tutje duke testuar edhe cilësinë e kamerave dhe rezultatet janë shokuese. Modeli Amerikan me procesor Snapdragon 888 prodhon imazhe me ngjyra më të forta dhe hije më të qarta sesa modeli Evropian Exynos 2100.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button