RMV, kontabilistët kundër vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, e përsëritën kërkesën

Oda e Kontabilistëve në Maqedoninë e Veriut përsëri sot kanë kërkuar zgjatjen e afatit për dorëzimin e llogarisë përfundimtare, transmeton Portalb.mk.

“Dhoma e kontabilistëve gjatë javës mori njoftim se përkundër asaj se kontabilistët janë të rrezikuar nga pandemia dhe nuk mund të arrijnë afatet, Ministria e ekonomisë, kompetente për ndryshimet në Ligjin për shoqatat tregtare, vlerësoi se nuk ka nevojë për ndryshimet ligjore për të shtyrë afatet për dorëzimin e llogarive përfundimtare dhe raporteve financiare”, deklarojnë nga Oda.

Ndryshe, Oda e Kontabilistëve në Maqedoninë e Veriut kërkuan më 22 janar nga Qeveria që të zgjatet afati për dorëzimin e llogarive përfundimtare deri më 30 prill, pasi deri më tani data përfundimtare është 28 shkurti.

Ata përkujtojnë se në vendet tjera ky afat është akoma më i gjatë, duke theksuar se në Bullgari dhe Serbi është deri më 30 qershor, në Kroaci deri më 30 prill, Gjermani deri më 31 mars, në Francë dhe Suedi deri më 31 korrik.

“Kërkesa jonë është afati për dorëzimin e llogarisë vjetore të shtyhet deri më 30 prill të dorëzuar në letër, ndërsa deri më 15 maj të dorëzuar në formë elektronike”, kishin kërkuar kontabilistët, për çka edhe kishin protestuar.

Ata gjithashtu kërkojnë që 10 mijë kontabilistë të mbështeten financiarisht në kuadër të Pakos së pestë të masave të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button