RMV, shiti veturën për 4500 euro të falsifikuara, pastaj tentoi të mashtron të tjerët

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka denoncuar dy qytetarë që kanë futur në tregun e vendit rreth 4500 euro të falsifikuara, transmeton Portalb.mk.

“SPB-Tetovë deri te Prokuroria Themelore Publike Tetovë parashtroi fletëdenoncim penal kundër I.A. (45) nga f. Shipkovicë-Tetovë dhe B. E. (48) nga Leshnica e Poshtme –Tetovë  për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “falsifikim i të hollave” (neni 268, paragrafi 2 i Kodit Penal)”, njoftojnë nga policia

Dyshohet që 45 vjeçari ka blerë me 4500 euro të falsifikuara një veturë “BMW” nga 45 vjeçari, i cili ka tentuar që parat e falsifikuara t’i fut në tregun vendor, përkundër se ka qenë i vetëdijshëm se të ato janë të falsifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button