RMV, do të ketë dënime nëse nuk respektohet e diela si ditë jopune, lejohen vetëm disa shërbime, paralajmëroi qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që do të ketë edhe dënime në rast se nuk respektohet “E diela, ditë jopune”, paralajmërojnë nga Qeveria pas seancës së sotme të Këshillit ekonomik social, transmeton Portalb.mk.

“Nisma “E diela ditë jopune” është zgjidhje ligjore për arritjen e barazisë sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”, deklaruan nga Qeveria, duke theksuar se është shqyrtuar draft-teksti për zgjidhjen ligjore të kësaj nisme.

Ai theksoi se për funksionimin normal të shtetit, do të ketë mundësi që subjekte punëdhënëse të caktuara të punojnë në veprimtari të caktuara, duke dëshmuar paraprakisht se nuk do të mund të ndërpritet procesi prodhues.

“Punëdhënësit tjerë nuk do të lejohen të punojnë. Në raste se do të shkelin ligjin për të punuar të dielën, atëherë do të pasojë dënime të ashpra”, paralajmëroi Qeveria.

Paralajmërohet që punëdhënësit duhet të paguajnë punëtorët që punojnë të dielën në bazë të ligjeve dhe marrëveshjes kolektive, si dhe do të duhet të caktojnë një ditë tjetër për ‘pushimin e së dielës”.

“Propozim-ligji për marrëdhënie pune, pjesë e së cilës është zgjidhja “e diela ditë jopune” është akoma në përpunim dhe konsultohet me të gjitha palët”, raportoi Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button