Rusia dëboi tre diplomatë nga vendet e ndryshme evropiane

Rusia është shprehur se dëbimi i diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia vjen si pasojë e dyshimeve se ata kanë marrë pjesë në protestat pro-Alexey Navalny-t, transmeton REL. Ky lajm vjen ditën që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell gjendet në Moskë gjatë një vizite diplomatike 3-ditore.

Ministria e Jashtme Ruse i akuzon diplomatët për pjesëmarrje të jashtëligjshme në demonstratat në mbështetje të kritikut më të ashpër të Kremlinit, Navanly-t më 23 Janar.

Ajo deklaroi gjithashtu se pjesëmarrja e tyre në protesta në Moskë dhe Shën Peterburg “ishte e papranueshme dhe e padenjë për statusin e tyre diplomatik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button