Televizioni nacional i Bullgarisë do të emitohet në Maqedoni, ndërsa RTM në Bullgari

Përfaqësuesi special i qeverisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski për televizionin Tellma ka konfirmuar që është arritur marrëveshje nga muaji mars, kanali satelitor i Televizionit Nacional të Bullgarisë – TNB 4, përveç nëpërmjet operatorit A1, të riemitohet edhe në “Maks TV” të Telekom Maqedonia, në të cilin shteti ka aksione të veta. Njëkohësisht, kanali satelitor i Televizionit të Maqedonisë të riemitohet nga operatorët televiziv të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, pritet edhe përfundim i procedurës rreth dokumentacionit për tre televizione private të Bullgarisë të mund të riemitojonë në Maqedoni, ndërsa deri kah fundi i muajit shkurt, e njëjta do të bëhet edhe me tre deri katër televizione private të Maqedonisë për riemitim në Bullgari.

Nga sot, agjencia e lajmeve AIM ka edhe korrespondentin e saj nga Sofja, gazetari Nikollaj Krastev, ndërkaq ende pritet për emrin e korrespondentit të Agjencisë Telegrafike të Bullgarisë nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button