Tango, vallëzimi më i shëndetshëm!

Tango është e mbushur me përqafime, të cilat krijojnë iluzionin e një marrëdhënieje të dashurisë, prandaj përdoret gjeresisht për qëllime terapie.

Tango është vallëzim, qe është një kënaqësi që shijohet edhe për shikuesit, ashtu si edhe për vetë kercimtaret, të cilët mbështeten tek njëri-tjetri dhe mbahen në përqafim, gjë që krijon iluzionin e marrëdhënies së dashurisë. Pikërisht për këtë arsye ekspertët besojnë që tango është vallëzimi më i shëndetshëm dhe më i veçantë, për shkak të nxitjes së ndjenjave që nuk mund t’i nxisë asnjë tjetër.

Afërsia e domosdoshme për vallëzimin e tangos mundëson efekte terapike në personat që ndihen se nuk i do askush, të lënë dhe të vetmuar, ndërsa pacientët pas vallëzimit ndihen më mirë dhe përparojnë më lehtë në shërimin e vet.

Vetëm një orë vallëzim në ditë redukton halucinacionet e të sëmurëve psikikë, i fokuson më mirë dhe u jep koncentrim, të cilin nuk e kanë, ndërsa në veçanti ka efekte të mira tek personat më të vjetër të vetmuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button