Suedia dhe Danimarka po zhvillojnë certifikata digjitale të vaksinimit me qëllim udhëtimin pa pengesa

Një ditë pasi Danimarka paralajmëroi një hap të ngjashëm, Suedia njoftoi se do të fillojë zhvillimin e certifikatave digjitale të vaksinimit që mund të përdoren për udhëtime dhe ngjarje të ndryshme, njofton Portalb.mk.

Të dy vendet skandinave thanë se këto certifikata do t’ju mundësojnë qytetarëve të tyre të udhëtojnë jashtë vendit, por edhe të marrin pjesë në ngjarje kulturore dhe sportive.

“Me një certifikatë të këtillë digjitale, shumë lehtë dhe shpejt mund të provohet se dikush është vaksinuar”, tha ministri Ssuedez i Zhvillimit Digjital, Anders Igemann.

Qeveria suedeze shpreson se deri në qershor do të ketë infrastrukturë për lëshimin e certifikatave të tilla.

Danimarka, e cila njoftoi një program të tillë vetëm një ditë më parë, tha se në rastin e parë, ndoshta që nga ky muaj, do të krijojë një regjistër online, përmes së cilit do të mund të verifikohet statusi i vaksinimit. Qeveria daneze ende nuk ka vendosur nëse “pasaportat e koronës” do të jenë të vlefshme vetëm për udhëtime, gjë që do të varet nga hulumtimi nëse personat e vaksinuar mund që edhe më tej të transmetojnë virusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button