Nga nesër deri më 12 shkurt, UNShM-ja ka vendosur ta ndërpresë bojkotin

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme ka vendosur që nga 6 deri më 12 shkurt të ndërpresë përkohësisht bojkotin, njofton Portalb.mk.

“Kemi nevojë për mësimdhënie cilësore por edhe maturë shtetërore e modifikuar dhe zhvillim të mëtejshëm arsimor dhe profesional. Për këtë arsye, Unioni ka lënë mundësinë dhe kohën që institucionet të pranojnë dhe zbatojnë kërkesat tona”, thuhet në reagimin e UNShM-së.

Tutje ata kujtojnë se bojkoti është pasojë e mos dëgjimit të problemeve të tyre dhe se qëllimi nuk është të humbasin mësimdhënien dhe të mësuarit, por të ndryshojnë provimin e maturës këtë vit.

Unioni paraprakisht publikoi argumente se përse konsiderojnë se duhet të ketë ndryshime në maturën shtetërore, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende mbetet në qëndrimin se ndryshimet në maturën mund të diskutohen vitin e ardhshëm shkollor.

Ndërkohë, kërkesat e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në lidhje me maturën janë që të bëhen ndryshime ligjore për maturën shtetërore, të cilat do të vlejnë vetëm për këtë vit shkollor, ndërsa do t’i referohen zvogëlimit të lëndëve. Këtë kërkesë ata e bënë për shkak të situatës së arsimit gjatë pandemisë Kovid-19. Tashmë kanë pasur takime edhe me deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare njoftoi se i mbështeste dhe paraqiti ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin e Mesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button