RMV, personat ushtarak duhet të zgjedhin-ose politikën ose uniformën

Personat ushtarakë dhe civilët në shërbim të ARM-së nuk duhet të udhëheqin, përfaqësojnë dhe përbëjnë një parti politike dhe të jenë anëtarë të organeve të partisë, ndërsa me anëtarësimin në parti nuk guxojnë të vënë në dyshim profesionalizmin, paanësinë dhe ligjshmërinë gjatë kryerjes së punëve në Armatë ose Ministri të Mbrojtjes. Këto janë një pjesë e ndryshimeve në Ligjin për Shërbim në ARM, të cilat Qeveria do t’ia propozojë Kuvendit. Ndryshimi vjen me iniciativë të Këshillit të Sigurimit dhe Presidentit Stevo Pendarovski, pasi një oficer i lartë i ARM u bë anëtar i një organi të lartë të partisë dhe në disa raste bëri paraqitje publike nga pozicionet e tij të partisë, njofton Portalb.mk.

“Armata ka qenë gjithmonë institucioni më prestigjioz në vend, pikërisht sepse gjithmonë është lënë jashtë politikës. Deri më tani, të gjitha partitë e kanë lënë Armatën mënjanë. Menduam se, sikurse edhe deri tani, secili do të mbajë llogari për sjelljen e vet, por, tashmë nuk është kështu. Fatkeqësisht, tani për herë të parë një parti politike po abuzon me Armatën. Me ndryshimet, secili duhet të bëjë zgjedhje: ose Armatën ose politikën. A do të jetë politikan apo person ushtarak. Të dyja nuk shkojnë së bashku”, tha ministrja Radmilla Shekerinska Jankovska dje në një brifing.

Ndryshimet ligjore nuk do të ndikojnë në të drejtën e garantuar kushtetuese për t’u antarsuar në ndonjë parti politike. Personat ushtarakë mund të jenë gjithashtu themelues të ndonjë partie, por jo zyrtarë partie ose anëtarë të organeve.

Kufizim i ngjashëm ligjor ekziston tashmë në Ligjin për Punët e Brendshme, i prezantuar në vitin 2009, ndërsa edhe në Ligjin e Punëve të Brendshme të vitit 2014, por aty gjithashtu ndalohet themelimin e një partie politike.

Përveç këtij ndryshimi, Ligji për Shërbim rregullon gjithashtu mundësinë për bursa për studentët e drejtimeve kritike për nevojat e Armatës, të cilët do të marrin bursa prej 30 deri në 80 përqind të pagës mesatare, në varësi të vitit akademik. Shuma rritet me 10 përqind çdo vit, dhe bursisti është i detyruar të punojë në mbrojtje për dy vjet për secilin bursë. Masa është futur për të mbushur mbrojtjen me me kuadro deficitare, të tillë si profesionistë të IT, mjekë, por edhe inxhinierë ndërtimi. Studiuesit me mesatare prej mbi 8, çdo vit do të marrin edhe bonus prej 50 përqind, ndërsa ata me mbi 9, do të marrin 100 përqind të bursës.

Me paketën e ndryshimeve në Ligjin për Shërbim futet gjithashtu pagën e shkëputjes nga puna për ushtarët profesionistë, e cila tashmë është shpallur, kurse në vitin e fundit të shërbimit para kufirit të moshës prej 45 vjetësh, ushtarët nuk do të kenë kontrolle dhe vlerësime shtesë.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu mundësinë e avancimit të hershëm të personelit ushtarak të vendosur në Ministri dhe Shtabin e Përgjithshëm dhe lehtësohet pensionimi i personave ushtarak që nuk kanë përmbushur një nga dy kushtet aktuale – vitet e pensionimit dhe vitet e stazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button