Bitcoin kaloi floririn për tu bërë aseti i katërt më popullor i investimit në SHBA

Një hulumtim i Bitflyer publikuar ditën e sotme është treguesi më i qartë i popullaritetit në rritje të kriptomonedhave si një mundësi investimi, shkruan Pcworld.al.

Bursa Japoneze publikoi kërkimin e bërë ndaj trendeve të investimit në SHBA dhe krahasuar atë me tregun Japonez.

Diferenca më e madhe mes Amerikanëve dhe Japonezëve u tregua edhe nga një anketë e bërë ku 76% e Amerikanëve i shohin kriptomonedhat pozitivisht ndërsa 78% e Japonezëve negativisht.

Anketa tregon sesa larg janë dy tregjet sa i takon pranimit të kriptomonedhave. Gjithashtu po sipas anketës 82% e Amerikanëve investojnë në asete financiare, një statistikë e cila ishte 52% pak muaj më parë.

Covid-19 ka nxitur interesin e investimit në asete financiare të sigurta. Bitcoin dhe kriptomonedhat kanë eklipsuar arin si aseti i 4 më popullor i investimit ndërsa tre vendet e para i zënë stoqet.

Në Japoni është e kundërta sepse 69% e njerëzve nuk investojnë në asete financiare. Duke parë në drejtim të 2021, 68% e Amerikanëve do të rrisin aktivitetin e tyre investuar ndërsa vetëm 18% e Japonezëve planifikojnë kështu.

Amerikanët në 2021 thonë se arsyeja kryesore që do ti pengonte të investonin ishin mungesa e resurseve financiare ndërsa për Japonezët është rreziku që ato paraqesin.

Për Japoninë arsyeja pse njerëzit janë më pak të prirë të investojnë është shoqëria konservatore tek e cila jetojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button