Barcelona kaloi në gjysmëfinalen e “Copa del Rey”

Barcelona kaloi në gjysmëfinalen e “Copa del Rey” pasi eliminoi Granadan me rezultatin 5:3 në një ndeshje me plot emocione të çerekfinales, transmeton Anadolu Agency (AA).

Robert Kenedy dhe Roberto Soldado i dhanë epërsinë prej 2:0 ekipit vendas por golat e Antoine Griezmann dhe Jordi Alba barazuan rezultatin dhe loja shkoi në kohën shtesë.

Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Jordi Alba shënuan në kohën shtesë për të vulosur fitoren e Barcelonës ndërsa Federico Vico shënoi për Granadan dhe ndeshja përfundoi 5:3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button