Projekti ideor në mars, pritet Kuvendi për nënshkrim të marrëveshjes për “tramvajin me rrota”

Qyteti Shkup, gjatë marsit pret ta pranojë projektin ideor dhe dokumentacionin shtesë për linjën e parë të sistemit të shpejtë me autobusë (SSA) në Shkup në segmentin nga Gjorçe Petrov deri në Novo Lisiçe. Autoritetet lokale për “Meta.mk” thonë që nuk kanë asnjë paralajmërim për vonesë në përpunimin e projektit ideor, për të cilin vjeshtën e kaluar është nënshkruar marrëveshje për projektim.

Pas përpunimit të projektit ideor, autoritetet lokale duhet ta hapin dokumentacionin për shqyrtim të opinionit për atë si do të duket funksionimit i linjës së parë të “tramvajit me rrota”, që do të jetë me gjatësi prej 12,81 kilometra, me 21 stacione autobusi dhe 2 terminale autobusi, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Pasi të përpunohet projekti ideor, i radhës për përgatitje është projekti themelor, që do të jetë strumbullar i realizimit të sistemit të shpejtë me autobusë.

“Shpalljen e konkursit për zgjedhje të projektuesit për Përpunimin e projektit themelor dhe të dokumentacionit të përgjithshëm për linjën e parë nga BRT Shkup, do ta zbatojë Banka Evropiane për rinovim dhe zhvillim (BERZH)”, thonë për “Meta.mk” nga Qyteti Shkup.

Dinamika me të cilëndo të përpilohet projekti themelor varet nga realizimi i ngarkimit me borxh kreditor në BERZH, që në anën tjetër, momentalisht është duke u shqyrtuar në Kuvendin e RMV-së. Kredia prej 70 milionë euro për të dy linjat BRT në Shkup është pranë Komisionit për financim dhe buxhet në Kuvend, kurse pasi ta kalojë këtë filtër, ligji i propozuar për ngarkim me borxh në BERZH në lexim të dytë duhet të vjen para deputetëve në ndonjë nga seancat e ardhshme kuvendore. Dokumenti të cilin vendi planifikon ta nënshkruajë me BERZH mund të gjendet këtu.

Kësti i parë i kredisë së BERZH në lartësi prej 47,6 milionë euro duhet të shfrytëzohet për përpunim të projektit themelor, ndërtim të linjës së parë BRT por edhe për depot e ardhshme në Gjorçe Petrov dhe Novo Lisiçe, rekonstruktim të bulevardeve dhe rrugëve urbane nëpër të cilat do të kalojë traseja, prokurim të autobusëve të ulët me gaz natyror të kompresuar, sistem për menaxhim me komunikacion, sistem për menaxhim me flotën e automjeteve, sistem për informim të pasagjerëve dhe sistem për arkëtim të biletave.

Kësti i dytë prej 22,4 milionë euro do të realizohet si fazë e mëtutjeshme edhe atë për realizimin e linjës së dytë BRT nga Kisella Voda deri në Butel. Krahas kredisë nga BERZH, banka do të ndajë edhe mjete të pakthyeshme për mbështetje teknike për implementimin e dy linjave të “tramvajit me rrota”.

Nga Qyteti Shkup thonë që marrëveshja për kredinë me BERZH do ta nënshkruhet pasi deputetët ta votojnë ligjin në Kuvend.

Përndryshe, me linjën e parë SShA nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov dhe anasjelltas do të udhëtohet 35 minuta, me shpejtësi komerciale të autobusëve prej rreth 19,2 kilometra në orë. Ky mjet i ri për transport masiv në Shkup do të jetë fizikisht i ndarë nga karregjata ekzistuese, ndërsa do të lëvizë në mes të bulevardeve dhe rrugëve nëpër të cilat do të kalojë traseja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button