Pasi protestuan, punonjësit e spitalit “8 shtatori” marrin premtim nga drejtori që do të shpërblehen, por jo sa mjekët

Drejtori i spitalit “8 shtatori” ka paralajmëruar që do të shpërblehen edhe administratorët e spitalit “8 shtatori” në Shkup, pasi ata kanë shprehur sot revoltën para objektit, transmeton Portalb.mk.

Protestuesit kërkojnë të përfshihen edhe ata në listën e mjekëve të këtij spitali që kanë marrë shpërblim në vlerë prej 30 mijë denarë për shkak angazhimit të tyre në luftën kundër virusit korona. Theksohet që në këtë pagesë nuk janë përfshirë rreth 196 të punësuar në këtë spital.

“Do të gjej para për të dhënë shpërblimi, nga donacionet, nga kompani të njohura”, deklaroi për SDK drejtori Kristijan Kostov, duke theksuar që ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Shëndetësi rialokimin e mjeteve të buxhetit për shpërblime, por duke theksuar se shpërblimi “do të jetë nga 10-15 mijë denarë”.

Raportohet që 7600 punonjës mjekësor në gjithë vendin kanë marrë nga 30 mijë denarë për kontributin e tyre në krizën Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button