Pacientët me sëmundje malinje do të marrin terapi në shtëpi, paralajmëroi Filipçe

Në Maqedoninë e Veriut të sëmurët me sëmundje malinje do të shërohen në kushte shtëpiake, paralajmëroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në Ditën ndërkombëtare kundër kancerit, transmeton Portalb.mk. Raportohet që në vjet ndërrojnë jetë afër 10 milionë njerëz nga kanceri.

Raportohet që në rajonin e Tetovës gjatë vitit 2020, janë realizuar 1059 vizita te mjeku amë për shkak të sëmundjeve malinje. Ministri premtoi përmirësimin e shërbimeve edhe në Tetovë.

“Gjithashtu në plan është edhe decentralizimi gjatë qasjes në terapi, në qendrat tjera si në Manastir, Shtip dhe Tetovë, me qëllim që të përmirësohen kushtet e pacientëve, pra terapia të jetë gati në vendin ku jetojnë. Do të vazhdojë praktika që Klinika onkologjike të mundësojë terapinë me tablet te pacientët në shtëpi, siç u praktikua gjatë kohës së krizës kovid”, deklaroi Filipçe.

Raportohet që sivjet do të zgjerohet lista me barëra që do të jenë të qasshme për pacientët me sëmundje malinje.

“Një nga punët pozitive që do të fillojë të funksionojë nga viti i ardhshëm është Regjistri nacional për sapo të sëmurët nga sëmundjet malinje, për të cilën procedura ka filluar tashmë në Klinikën universitare për onkologji”, raportojnë nga MSH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button