RMV, morën mbi 16 milionë denarë dhe nuk i kanë paguar rrogat e 992 punëtorëve

Kompani të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, përkundër marrjes së mbështetjes financiare nga shteti, nuk i kanë paguar rrogat e punëtorëve të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Deri më 2 shkurt të vitit 2021, te 13 160 pronarë janë paguar 961 709 306 denarë për të paguar rrogën e muajit dhjetor për 60 974 punëtore. Nga ata, 306 pronarë nuk e kanë paguar mbështetjen financiare në vlerë prej 16 305 020 denarë për 992 punëtorë”, raportojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP).

Raportohet që 78 pronarë që nuk kanë paguar mjetet në vlerë  2 219 584 te 145 punëtorët, janë nga veprimtaria tregtare me pakicë, 44 kompani nga ushqimi dhe shërbimet nuk kanë paguar 2 239 825 denarë te 130 punëtorë, si dhe 26 kompani ndërtimi nuk kanë paguar 944 106 denarë te 57 punëtorë.

“Sipas rajoneve, më së shumti kompani që nuk kanë paguar rrogat janë nga Shkupi (92), Tetova (63) dhe Gostivari (16)”, njoftojnë nga DAP-i, duke sqaruar se akoma 11 kompani (34 punëtorë) nuk kanë paguar rrogat e tetorit, ndërsa 24 kompani atë të nëntorit (50 punëtorë).

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, ka sqaruar që janë dërguar vërejtje deri te kompanitë, nëse nuk e paguajnë, do të ketë bllokadë të mjeteve financiare.

“Numri i përgjithshëm i kompanive që nuk kanë paguar rroga për një, dy ose tre muajt (prill, maj ose qershor), është 109 kompani”, deklaroi Llukarevska, duke shtuar se për këta pronarë janë parashtruar të dhëna në Prokurorinë themelore për kallëzim penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button