Tetovë, stacionet pritëse që kushtuan mbi 40 mijë euro kanë filluar të dëmtohen (FOTO)

Stacionet pritëse për të cilat gjatë muajit nëntor Komuna e Tetovës kishte paguar 40 mijë euro kanë filluar të dëmtohen, nuk është e qartë se dëmi a është shkaktuar nga ndonjë qytetarë apo është si pasojë e kualitetit të dobët. Nga Komuna e Tetovës premtuan për Portalb se shumë shpejt do të vendosen edhe ulëse, si dhe 35 nënstacione tjera, shkruan Portalb.mk.

Me ironi dhe kritika  qytetarët e Tetovës gjatë muajit nëntor pritën nënstacionet për transport publik, kjo për shkak të mungesës së autobusëve asokohe dhe dizajnit jo të bukur të këtyre stacioneve.

Edhe pse në pamje të parë duken modeste, Komuna e Tetovës për 9 nënstacione që aktualisht janë të vendosura në Tetovë ka harxhuar gjithsej 40,716 euro, edhe atë 4,524 euro për një stacion pritës.

Portalb.mk ka siguruar kontratat për këtë:

E para është nënshkruar me kompaninë “Eurovia” në vlerë prej 16,286 euro.

Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë "Eurovia".
Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë “Eurovia”.

E dyta, për të njëjtën lëndë, është nënshkruar me kompaninë “Amazona”, në vlerë prej 24,390 euro.

Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë "Amazon".
Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë “Amazon”.

Pa kaluar as dy muaj, këta nënstacione kanë filluar të dëmtohen

Dy nënstacionet të cilat i vizituam kishin filluar të dëmtohen, edhe atë ende pa filluar të shfrytëzohen të njëjtat pasi që në to, nuk ka as ulëse, kështu dukej stacioni pritës afër dy universiteteve.

Stacioni pritës afër UEJL-së dhe UT-së.
Stacioni pritës afër UEJL-së dhe UT-së.
Stacioni pritës afër UEJL-së dhe UT-së.
Stacioni pritës afër UEJL-së dhe UT-së.

Në gjendje thuajse të njëjtë ishte stacioni pritës në dalje të Tetovës:

Stacioni pritës në dalje të Tetovës.
Stacioni pritës në dalje të Tetovës.
Stacioni pritës në dalje të Tetovës.
Stacioni pritës në dalje të Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës nuk komentuan këtë, megjithatë, potencuan se ulëset në këto stacione do të vendosen për shpejt kohë ndërsa gjithsej, janë planifikuar 45 nënstacione të tilla.

“Stacionet pritëse tashmë janë vendosur me sinjalizim të plotë, në gjithsej 45 nënstacione të parapara në qytet do të vendosen edhe ulëse për udhëtarët dhe të njëjtat janë paraparë në planin financiar të nënstacioneve, nuk do të ketë nevojë për mjete shtesë financiare” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, regjistrimi i autobusëve si dhe çmimorja e biletave për transport publik kanë përfunduar si procedura. Aktualisht, pritet të bëhet sistematizimi i punëtorëve në Ndërmarrjen Publike “Tetova Transport” si dhe sigurimi i shoferëve dhe administratës. Pritet që gjatë muajit mars të funksionalizohet për së pari herë transporti publik në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button