Nesër fillon konferenca POINT, me diskutim për zgjedhjet në Ballkan gjatë kohës së pandemisë

Për shkak të COVID-19, konferenca vjetore rajonale për përgjegjësi politike dhe teknologji të reja – POINT kthehet në format të ri online: POINT Talks. Nesër (5 shkurt), me fillim prej orës 15:00, do të mbahet ngjarja e parë, në panel diskutimin online në temë “Zgjedhjet në kohë pandemie në Ballkan”, njofton Portalb.mk.

Ngjarja do t’u përkushtohet proceseve zgjedhore që janë mbajtur gjatë kohës së pandemisë në Kroaci, Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë së cilës do të diskutohet për një sërë sfidash që janë paraqitur në zbatimin e procesit zgjedhor, siç është: siguria e votuesve në vendvotime, ndikimi i pandemisë ndaj pjesëmarrjes së votuesve, masat zyrtare që kanë qenë në fuqi dhe pas zgjedhjeve, por gjithashtu edhe si reagimi qeveritar i pandemisë mund të ndikojë në rezultatet zgjedhore në disa raste të caktuara.

Në online diskutimin e nesërm do të marrin pjesë: Beata Martin – Rozumiloviq, drejtoresha për Evropë dhe Euro Azi e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES); Filip Stojanovski, drejtor për Partneritet dhe Zhvillim të Resurseve në Fondacionin Metamorfozis; Milica Kovaçeviq; kryetare e Qendrës për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi; Pavle Dimitrijeviq, udhëheqë i Sektorit Juridik të Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie CRTA nga serbia; Sandra Bençiq, deputete në Kuvendin e Kroacisë nga platforma “Mundemi”” dhe Damjan Mançevski ish ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në RMV.

Që ta ndiqni këtë panel diskutim, duhet që të paraqiteni këtu. Ngjarja mund të ndiqet në platformë online, por edhe nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në ueb-faqen e Konferencës POINT. Pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqiten edhe nëpërmjet Facebook-ut, pas së cilës do të marrin njoftim para se të fillojë diskutimi drejtpërdrejtë.

Ndryshe, e gjithë konferenca e sivjetshme POINT do të mbahet në format digjital, me çka do të sigurohet se iniciativa do të vazhdojë të zgjatë dhe të zhvillohet derisa nuk plotësohen të gjitha kushtet që të organizohet konferenca me prezencë fizike. Përmbajtja e plotë e ngjarjeve të konferencës POINT mund të shihet te platforma www.ponttalks.zastone.ba, por edhe në rrjetet sociale.

Përveç POINT Talks, në konferencën POINT parashihen edhe ngjarjet online: Intervista “60 sekonda”, tregim drejtpërdrejtë, por edhe prezantime të llojllojshme dhe punëtori nëpërmjet të së cilave do të ofrohet përmbajtje e llojllojshme nëpërmjet zgjedhjes së temës së muajit. Përveç panel-diskutimeve online të cilat do të jenë të drejtpërdrejta, do të ketë edhe intervista me folës relevantë dhe panelistë. Botimi i sivjetshëm do të ofrojë edhe shumë përmbajtje nga konferencat POINT të viteve paraprake të cilat janë të lidhura me temën e muajit.

Konferenca POINT është ngjarja më e madhe e këtij llojit në rajon, e cila paraqet platformë për shoqërinë civile e cila e nxit përdorimin e teknologjive të reja dhe organizohet nga rrjeti ACTION SEE, anëtare të së cilave janë “Zashto Ne” nga BeH, CDT nga Mali i Zi, CRTA nga Sërbia dhe Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button