fbpx

1.180 administratorë e kanë nënshkruar vendimin e shpërndarjes

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet bashkësive njofton se 1.180 prej gjithsej 1.349 nëpunësve administrativ kanë nënshkruar vendimet e tyre të reja të punës dhe brenda afatit të paraparë me ligj të njëjtit do të nisin me punë, njofton Portalb.mk.

26 nga nëpunësit administrativ kanë refuzuar të nënshkruajnë vendimet e reja të punës. Të punësuarit që nuk kanë nënshkruar vendimet, u pushon vendi i punës në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe të njëjtit evidentohen në listën për transfer të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Personat udhëheqës në institucionet ku janë sistemuar nëpunësit administrativë të punësuar përmes programit K-5, janë të detyruar të fillojnë procedurën e harmonizimit të akteve për sistematizim në vendet e punës me dispozitat e ligjit për transfer të nëpunësve administrativë të punësuar nëpërmjet programit K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në afat prej 30 ditësh nga miratimi i Planit të marrjes sipas nenit 4 të këtij ligji.

“Brenda afatit ligjor, Ministria për Sistem Politik do tu shpërndajë vendimet edhe 135 nëpunësve administrativ që nuk janë paraqitur fare. Një pjesë e madhe e institucioneve nga gjithsej 237 ku janë shpërndarë nëpunësit administrativ tashmë në adresë të Ministrisë për Sistem Politik  kanë dërguar njoftime këta nëpunës për shkurt kohë do të nisin me punë pasi që vendet e tyre të punës janë të gatshme. Pjesa tjetër e institucioneve gjithashtu kanë informuar Ministrinë për Sistem Politik se janë në proces të sistematizimit të ri të vendeve të punës dhe që ndryshimet e tyre tashmë janë dërguar për aprovim në Ministrinë e Shoqërisë Informatike”, thonë nga Ministria.

Ndryshe, punësimi i këtyre administratorëve, gjithmonë është pare si një makineri votuese nga kritikët. Temellko Ristevski, ligjërues në Fakultetin e Administratës Politike, disa muaj më pare deklaroi se “t’i gjesh punë dikujt vetëm sa për ta punësuar, nuk është në rregull, sepse bie ndesh me parimin për të pasur një administratë efikase dhe profesionale. Punësimet për qëllime politike në një mënyrë do të thosha paraqesin gangrenë për funksionalitetin e administratës”.

Ai e mbështeti zvogëlimin e administratës për 20 për qind, megjithëse shtoi se do të jetë shumë e vështirë për ta realizuar, pasi siç nënvizoi, çdo përbërje qeveritare ka frikë nga humbja e votuesve nëse le pa punë një pjesë të administratorëve.

Problemet me administratën kanë qenë edhe ndër kritikat më të mëdha të Komisionit Evropian dhe grupit të ekspertëve të  Rejhard Pribesë ndër vite. Ata në vazhdimësi kanë kërkuar departizim dhe sistematizim të administratës. Komisioni Evropian në raportin e fundit,  krahas përparimeve, numëroi edhe shumë mangësi në fushën e administratës publike. Sipas raportit administrata e Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë e mbingarkuar, megjithëse janë ndërmarr disa hapa në këtë drejtim. Në të thuhet se duhet të sillet vendim përfundimtar nga institucionet përkatëse për pjesën e mbetur të këtyre punonjësve, pasi kjo çështje prej kohësh minon parimet e meritës dhe efektivitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button